Kështu duket vetura e vajzës së Ramiz Lladrovcit pasi u thye nga persona të panjohur

Xhami i pasmë i veturës së tipit Golf 6 është thyer në mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Vetura është e vajzës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes. Rastin për Express e ka konfirmuar edhe policia rajonale në Prishtinë. “Rreth orës 12:00të ditës […]
Xhami i pasmë i veturës së tipit Golf 6 është thyer në mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Vetura është e vajzës së kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe policia rajonale në Prishtinë.
“Rreth orës 12:00të ditës së sotme, policia ka marrë informacionin se një veturë e tipit Golf 6 është thyer. Policia gjendet në vendin e ngjarjes dhe po i vazhdon hetimet”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia e Kosovës.
E ndërkohë, në vendin e ngjarjes tashmë gjenden edhe njësitë e forenzikës në policinë e Kosovës.


















