Keqpërdorimi i parasë në institucionet e Kosovës, nuk po e merr vëmendjen e Prokurorisë së Shtetit

Keqpërdorimi i parasë publike në institucionet e Kosovës është raportuar me dhjetëra herë në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), por ka mbetur e listuar si shkelje vetëm në faqen zyrtare të Auditorit pasi asnjëherë nuk ka arritur të marrë vëmendjen e duhur të Prokurorisë së Shtetit, ndonëse raportet janë publike dhe Prokuroria mund […]
Keqpërdorimi i parasë publike në institucionet e Kosovës është raportuar me dhjetëra herë në gjetjet e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), por ka mbetur e listuar si shkelje vetëm në faqen zyrtare të Auditorit pasi asnjëherë nuk ka arritur të marrë vëmendjen e duhur të Prokurorisë së Shtetit, ndonëse raportet janë publike dhe Prokuroria mund të ketë qasje të lehtë
Janë bërë dy vjet prejse prokurori i Shtetit dhe auditori i përgjithshëm ishin takuar, pikërisht për punën e shkeljeve që evidentohen nëpër institucionet e shtetit, të cilat marrin para nga buxheti i Kosovës.
Por prej atij takimi mbahet mend vetëm thirrja për bashkëpunim në rast të hetimit të veprave penale. Të paktën deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Prokuroria se ka filluar t’i marrë seriozisht keqpërdorimet e publikuara.
Gazeta “Zëri” ia ka përcjellë pyetjet me shkrim Zyrës për Informim në këtë institucion për të kuptuar nëse ka filluar me hetimin e rasteve, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.
Kritika për punën e Prokurorisë në lidhje me këtë çështje ka drejtuar edhe anëtarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Shqipe Pantina.Ajo në një prononcim për “Zërin” ka thënë se problemi kryesor po qëndron te Prokuroria që nuk po merr hapa të mëtejmë në hetimin e shkeljeve.“Prokuroria e ka për obligim ex officio të reagojë për shkelje të tilla. Por problemi qëndron te Prokuroria, për shkak se ata nuk marrin hapa të mëtejmë për t’i hetuar këto raste kur Auditori evidenton shkelje të rënda. Auditori i heton disa lloje të shkeljeve që janë procedurale, që nuk janë menaxhuar si duhet, por ka raste kur janë shkelje të pastra ligjore, natyrisht se për këtë është detyrë e Prokurorisë të merret dhe jo e Auditorit”, ka deklaruar Pantina












