KDI kërkon masa ndaj deputetëve të cilët denigrojnë punën e Kuvendit

KDI kërkon masa ndaj deputetëve të cilët denigrojnë punën e Kuvendit

  Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me veprimet e fundit joparlamentare të shfaqura në Kuvendin e Republikës së Kosovë, gjegjësisht konfrontimet verbale e madje edhe fizike mes deputetëve Xhavit Haliti dhe Arben Gashi. “Është e papranueshme që deputetët e Kuvendit të fyejnë njëri tjetrin dhe të përleshen fizikisht. […]

 

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë lidhur me veprimet e fundit joparlamentare të shfaqura në Kuvendin e Republikës së Kosovë, gjegjësisht konfrontimet verbale e madje edhe fizike mes deputetëve Xhavit Haliti dhe Arben Gashi.

“Është e papranueshme që deputetët e Kuvendit të fyejnë njëri tjetrin dhe të përleshen fizikisht. Për më tepër, dhuna dhe konfrontimet fizike cenojnë rëndë vlerat të cilat do të duhej t’i përfaqësonte organi më i lartë në vend. Kuvendi i Kosovës si institucioni më i lartë i shtetit, duhet të shërbejë si vend ku promovohen vlerat e demokracisë dhe të drejtat e njeriut, e jo të shndërrohet në arenë ku përplasjet dhe fyerjet janë normale”, thuhet në reagim.

KDI e konsideron të papranueshme tentimin për ndalimin e fjalës së lirë në Kuvend, e sidomos tendencat për të provokuar sulme e përballje fizike mes deputetëve. Kuvendi i Kosovës në tri vitet e fundit në masë të madhe ka dështuar të përmbushë funksionet e veta, pikërisht për shkak të përplasjeve politike. “Këtij Kuvendi edhe ashtu joefikas, më së paku i duhen skena të tilla, të cilat padyshim paraqesin shkelje drastike të qëllimit të votës të cilën këta deputetë e kanë pranuar nga qytetarët”, thuhet tutje.

Tutje thuhet se Kuvendi i Kosovës nuk duhet të kthehet në arenë të qërimit të hesapeve personale duke përdorur akuza të ndërsjella dhe diskurs denigrues, që bie ndesh me obligimet kushtetuese të të zgjedhurve.

“Andaj, KDI kërkon të ndërmerren masa të menjëhershme ndaj deputetëve të cilët në mënyrë të papërgjegjshme denigrojnë punën e Kuvendit dhe besimin e votuesve të tyre”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?