‘Ka lëvizje të lirë të shqiptarëve në veri’

‘Ka lëvizje të lirë të shqiptarëve në veri’

  Situata e përgjithshme në veri të Mitrovicës është e qetë, por e ndjeshme, andaj duhet vëmendje e shtuar në atë pjesë, sidomos në zonat e banuara me popullatë të përzier. Kështu ka thënë drejtoresha e Administratës në Komunën e veriut të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq. Sipas saj, falë mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, […]

 

Situata e përgjithshme në veri të Mitrovicës është e qetë, por e ndjeshme, andaj duhet vëmendje e shtuar në atë pjesë, sidomos në zonat e banuara me popullatë të përzier.

Kështu ka thënë drejtoresha e Administratës në Komunën e veriut të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq.

Sipas saj, falë mbështetjes së Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në bashkëpunim me organizatën DRC, si dhe ambasadës britanike në Kosovë, rreth 20 familje shqiptare janë kthyer në qendër të veriut të Mitrovicës deri tani dhe lëvizja e qytetarëve është përmirësuar dukshëm.

“Dal shpesh në Mitrovicën Veriore dhe po ju siguroj se përveç serbëve në shëtitoren kryesore ka edhe shqiptarë nga jugu të cilët dalin e shëtisin dhe flasin shqip. Unë i kam dëgjuar vetë. Nuk po them se është situatë e kënaqshme, por ka lëvizje të lirë të shqiptarëve në veri. Ata janë kryesisht njerëz të cilët nuk duan të merren me politika të larta”, ka thënë Hoxhiq.

Ajo ka përmendur poashtu mbështetjen e madhe komunale për institucionet dhe qytetarët e asasj pjese pa dallim.

“Para dy javësh kemi dërguar donacione, duke përfshirë lap-top, printerë, inventar të ndryshëm për nxënës etj, në shkollën ‘Aziz Sylejmani’ që ndodhet në ‘Kodrën e Minatorëve’ në veri të Mitrovicës. Këtë objekt shkollor e patëm rinovuar kohë më parë, ndërsa kemi ndihmuar edhe ambulancën e kësaj lagje me një veturë dhe vozitës. Kemi punuar poashtu shumë edhe në përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve më të mira për qytetarët e asaj pjese në përgjithësi”, theksoi Hoxhiq, duke përmendur asfaltimin e rrugëve, ndriçimin dhe të ngjashme.

Ajo ka apeluar tek institucionet qendrore që të kontribuojnë më shumë për bashkëjetesën në këtë pjesë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?