“John McCain nuk lufton për të humbur betejat”

Ish kandidati për president të SHBA-së ka kancer në tru. Nga ferma e tij në Arizona, ai mbron një botëkuptim që është në kundërshtim me atë të Trumpit. Kur shoku i tij i ngushtë Jim Kolbe e kishte vizituar atë, ai thotë se MacCain ishte i etur për diskutuar temat e ditës: Sirinë dhe Korenë […]
Kur shoku i tij i ngushtë Jim Kolbe e kishte vizituar atë, ai thotë se MacCain ishte i etur për diskutuar temat e ditës: Sirinë dhe Korenë Veriore. Dy burrat kujtojnë kohën kur dytë së bashku i kishin shërbyer Kongresit.
81 vjeçari, McCain ishte diagnostikuar verën e kaluar me glioblastoma, një formë agresive e kancerit të trurit.
Në një libër dhe një dokumentar i publikuar këtë muaj nga HBO, McCain kujton historinë e tij, një angazhim prej 60 viteve në shërbim të SHBA – 35 vite si anëtar i Kongresit dhe pothuajse më shumë se gjysma e atyre viteve të kaluara në marinën amerikane.
Ai përmend beteja të mëdha politike – kampanja financiare, në kërkim të një zgjidhje bipartizane të imigrimit, kufizimi i përdorimit të dhunës nga CIA, dhe mbrojtja e vendimeve të tij kontraverse.
McCain ëstë përkrahës i një rendi ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, tregut të lirë, është mikpritës i imigrantëve dhe refugjatëve. Ai dënon deklaratat impulstike nacionaliste të Trump dhe afinitetin e tij që ka me Vladimir Putinin, raporton “The Guardian”, transmeton Persikopi.
“John McCain nuk është një luftëtar që humb beteja”, tha Jon Kyl, një ish senator i Arizonës dhe shok i tij i hershëm.
Këtë javë ai u kërkoi kolegëve të tij që të refuzonin kandidimin e Gina Haspel si kryeshefe e CIA-s për shkak të rolit të saj në përdorimin e torturave. Kjo çështje është personale për McCain, i cili ishte torturuar për më shumë se pesë vite në burgjet e Vietnamit.
Reputacioni i McCain është ndërtuar përmes një konservatorizmi të fortë por ai ka bashkëpunuar edhe me liberalët./Periskopi/














