Jevtiq thotë se Serbët e Kosovës po plaçkiten me qëllim që t’i braktisin pronat e tyre

Jevtiq thotë se Serbët e Kosovës po plaçkiten me qëllim që t’i braktisin pronat e tyre

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se vjedhjet e pasurisë nëpër fshatrat serbe në muajt e fundit po e ndalojnë kthimin dhe po ushtrojnë presion mbi serbët e mbetur për t’u larguar. ‘B92’ shkruan se pas grabitjeve të fundit në fshatrat Babimocë dhe Milloshevë, Jevtiq thotë se familjet e dëmtuara rrallë i raportojnë […]

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq ka thënë se vjedhjet e pasurisë nëpër fshatrat serbe në muajt e fundit po e ndalojnë kthimin dhe po ushtrojnë presion mbi serbët e mbetur për t’u larguar.

‘B92’ shkruan se pas grabitjeve të fundit në fshatrat Babimocë dhe Milloshevë, Jevtiq thotë se familjet e dëmtuara rrallë i raportojnë rastet në polici.

Sipas tij, ata kanë humbur shpresën se autorët e krimit do të sillen para drejtësisë dhe do të dënohen, përcjell lajmi.net.

“Në mënyrë që besimi i ndërsjellë ndërmjet dy popujve serb dhe shqiptar por edhe besimi tek institucionet të jetë në baza të forta, Policia e Kosovës dhe sistemi i drejtësisë duhet më shumë të aktivizohen në ndalimin e këtyre akteve”, ka thënë Jevtiq.

Jevtiq ka theksuar se këto veprime sjellin dëme të mëdha në procesin e kthimit dhe mbetjes së popujve joshumicë në Kosovë.

Ai ka shtuar se serbët janë të gatshëm të qëndrojnë në pronat e tyre dhe se Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit me kapacitetin e tyre do t’i ndihmojë ta arrijnë këtë qëllim.

“Kërkoj, nuk e di për të satën herë që edhe institucionet tjera në Kosovë të përfshihen në atë që është interes i shoqërisë kosovare, siç është paqja, stabiliteti dhe sundimi i ligjit”.

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit