Jetimët e luftës së Kosovës dhe jetimët e Shqipërisë, mesazh në Kuvendin e Shqipërisë

Jetimët e luftës së Kosovës dhe jetimët e Shqipërisë, mesazh në Kuvendin e Shqipërisë

  Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, me kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, priti sot në sallën e seancave plenare 200 fëmijë jetimë nga Shqipëria dhe Kosova. Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika […]

 

Kuvendi i Shqipërisë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, me kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, priti sot në sallën e seancave plenare 200 fëmijë jetimë nga Shqipëria dhe Kosova.

Të pranishëm në aktivitet ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që janë edhe anëtarë të grupit “Miq të Fëmijëve”, si edhe shumë figura të shquara të jetës publike nga arti, shkenca, komunitetet fetare, televizioni dhe muzika.

Fëmijët jetimë simuluan një seancë plenare, ku përmes fjalimeve të mbajtura, paraqitën me plot mjeshtëri fjale kërkesat e tyre për më shumë solidaritet, si një shtresë e veçantë që meriton ndihmën, vëmendjen dhe kujdesin e posaçëm nga shoqëria dhe strukturat shtetërore përgjegjëse. Fëmijë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës, sollën në foltore të Kuvendit emocione të ndjera nga jetimë të luftës së Kosovës, të prindërve të rënë në krye të detyrës, në aksidente pranë vendit të punës etj. Fëmijët jetimë, përmes fjalëve në foltoren e Kuvendit përcollën mesazhe të forta për një shoqëri më solidare ndaj jetimëve.

Vasilika Hysi, në përmbyllje të aktivitetit, mbajti një fjalë përshëndetëse, ndërsa seancën me fëmijët jetimë ajo e cilësoi si ndër më emocionueset për t’u drejtuar.

“Përgjatë të enjteve ne kemi bërë seanca, ku kemi miratuar ligje të mira, siç ishte ligji “Për Strehimin Social”, që e përgatiti me shume shpirt kolegia ime, znj.Eglantina Gjermeni. Kur ishte ministre e Ministrisë së Zhvillimit Urban, në qeverisjen e mëparshme, ajo loboi shumë që fëmijët jetimë, nënat me fëmijët jetimë, personat e vetëm dhe shumë kategori të tjera si romë, egjiptian, etj., të jenë parësor në strehimin social. Por krahas ligjeve të mira, siç është edhe ligji për të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre, kemi bërë debate shterpë, ku ju kemi lënduar juve, ju kemi dëmtuar dhe nuk kemi mundur të ofrojmë atë që duhet. Kjo seancë, kjo sallë, kjo foltore, është dëshmitare shpesh e debateve patetike. Ndërsa ju të gjithë keni diskutuar me një etikë të veçante dhe i kemi qëndruar thelbit të seancës”, iu drejtua Hysi fëmijëve, raporton Koha.net.

Pasi u zotua në fjalën e saj për më shumë përpjekje nga politika në drejtim të ndihmës ndaj fëmijëve jetimë, e rrethuar nga emocioni që u përcoll gjatë simulimit të seancës plenare të fëmijëve, Hysi ndau me të pranishmit një ndjesi dhe përjetim personal:

“Unë i ndjek problemet, shqetësimet e fëmijëve jetimë, jo vetëm sepse drejtoj një komision për të drejtat e njeriut, por unë jam rritur nga dy prindër, që janë rritur jetimë që në ditët e para të jetës së tyre. Dy prindërit e mi janë rritur jetimë dhe ndërkohë xhaxhallarët e mi janë rritur në shtëpinë e foshnjës. Dy gjyshër, që janë rritur në shtëpinë e foshnjës dhe unë nuk i kam njohur gjyshërit e mi”, u shpreh zëvendëskryetarja e Kuvendit.

Ajo i ftoi fëmijët jetimë të jenë prezentë në një seancë plenare me praninë e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të qenë të dëgjuar në të gjitha problematikat e tyre.

“Në emër të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, jeni të ftuar të kuvendojmë se cilat do të ishin dy-tre iniciativat e para, që ne duhet t’i ndërmarrim dhe finalizojmë me sukses në këtë periudhë dhe do të ishte mirë që me rastin e festës së 1 qershorit një nga këto iniciativa të finalizohej”, tha në fjalën e saj zëvendëskryetarja Hysi.

Në mbyllje të aktivitetit, Ilir Cumani shprehu falënderimet e tij, në emër të fëmijëve dhe institutit që drejton, për kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, aktorët Luftar Paja, Mirush Kabashi, Marjana Kondi, Raimonda Bulku, Rudina Dembacaj, tenori Kastriot Tusha, artistët Bujar Kapexhiu dhe Mimika Luca, kompozitori Agim Krajka, këngëtarët Justina Aliaj, Luan Zhegu, Irma Libohova, Manjola Nallbani, Kozma Dushi, moderatorja Silvana Braçe, miss-i i parë shqiptar Valbona Selimllari, si edhe figura të tjera të njohura të ekranit si Eni Çobani dhe motrat Marina dhe Luana Vjollca ishin të pranishëm në aktivitetin e sotëm për t’u qëndruar pranë fëmijëve në aktivitetin e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?