Ja si e kanë përshtatur shqiptarët emrin e ri të Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për media tha se emri “Republika Ilindenska Makedonija” është propozimi për të cilin mund të ketë kompromis me Greqinë. Por, Artan Grubi nga BDI e ri të Maqedonisë, i përshtatur në gjuhën shqipe. “Republika Ilinditase e Maqedonisë” – do të jetë emri i ri i Maqedonisë, i përshtatur në […]
Kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për media tha se emri “Republika Ilindenska Makedonija” është propozimi për të cilin mund të ketë kompromis me Greqinë. Por, Artan Grubi nga BDI e ri të Maqedonisë, i përshtatur në gjuhën shqipe.
“Republika Ilinditase e Maqedonisë” – do të jetë emri i ri i Maqedonisë, i përshtatur në gjuhën shqipe. Kështu ka treguar përmes një statusi Artan Grubi, deputet nga BDI’ja.
Ndërsa, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka konfirmuar se ata mbeten në qëndrimin e tyre se nuk pranojnë ndryshim të Kushtetutës.
Edhe ish kreu i Parlamentit, Stojan Andov, ka thënë Maqedonia e Ilindenit është një propozim që meriton vëmendje.
Reagime pozitive ka pasur edhe nga fqinjët. Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se me këtë emërtim të dyja vendet i kanë përafruar qëndrimet e tyre.
Maqedonia e Ilindenit apo Ilinditase, emërtimi i ri që pritet të mbyllë kontestin disavjeçar me Greqinë, është shoqëruar me heshtje nga Shkupi zyrtar, por reagime të ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit.












