Ja çka ndodhi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e kaluara në Kosovë janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 49 tiketa të trafikut. Sipas raportit policor, të hënën kanë ndodhur 33 aksidente, prej tyre 10 me të lënduar, kurse 23 sosh pa të lënduar. Asnjë aksident nuk përfundoi me fatalitet, përcjell KosovaPress. 24 është numri i të arrestuarve, 11 janë dënuar […]
Në 24 orët e kaluara në Kosovë janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 49 tiketa të trafikut.
Sipas raportit policor, të hënën kanë ndodhur 33 aksidente, prej tyre 10 me të lënduar, kurse 23 sosh pa të lënduar. Asnjë aksident nuk përfundoi me fatalitet, përcjell KosovaPress.
24 është numri i të arrestuarve, 11 janë dënuar në mbajtje, kurse 2 persona në vuajtje të dënimit.
Lidhur me plagosjen e shumëpërfolur dje në Prishtinë, Policia e Kosovës, veç tjerash njofton:
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe disa gëzhoja. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 308 gramë. Gjatë intervenimit në rast, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”./Periskopi/












