Izraeli kërcënon të shfaros Hamasin nëse nuk ndalen protestat në Gaza

Grupi militant palestinez i Hamasit i ka dërguar një mesazh tërthorazi Izraelit duke thënë se është gati të frenojë protestat e dhunshme në Gaza ku janë vrarë më shumë se 50 palestinezë. Tel Avivi ka paralajmëruar se Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë qenë objektiv i zyrtarëve të lartë të grupit militant të Hamasit në rripin […]
Tel Avivi ka paralajmëruar se Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë qenë objektiv i zyrtarëve të lartë të grupit militant të Hamasit në rripin e Gazës gjatë protestave.
Të rejat më të fundit nga terreni thonë se të paktën 59 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 2, 700 janë plagosur si pasojë e përballjes mes protestuesve palestinezë dhe ushtrisë izraelite.
Që nga 30 marsi i këtij viti, palestinezët kanë mbajtur tubime masive pranë kufirit të Rripit të Gazës, i njohur si Marshi i Madh i Kthimit, raporton “Sputnik International”, transmeton Periskopi.
Protestuesit pretendojnë të drejtën e kthimit për palestinezët e zhvendosur gjatë luftës pas krijimit të Izraelit në vitin 1948.
Jerusalemi mbetet eshtra kryesore e grindjes në konfliktin izraelito-palestinez pasi që të dyja palët pretendojnë se ky qytet është kryeqyteti i tyre./Periskopi/












