Inspektorati po mbledh informacione për policët kosovarë që arrestuan Marko Gjuriqin

Inspektorati po mbledh informacione për policët kosovarë që arrestuan Marko Gjuriqin

  Më  26 mars, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq hyri në Kosovë pa leje, për çka reaguan menjëherë institucionet e vendit, duke dhënë urdhër për arrestimin e tij. Në këtë aksion morën pjesë dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por ishin trupat e Njësisë Speciale Intervenuese që arrestuan Gjuriqin […]

 

Më  26 mars, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq hyri në Kosovë pa leje, për çka reaguan menjëherë institucionet e vendit, duke dhënë urdhër për arrestimin e tij.

Në këtë aksion morën pjesë dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por ishin trupat e Njësisë Speciale Intervenuese që arrestuan Gjuriqin gjatë një tubimi që po mbante me serbët e veriut.

Sjellja e policëve të Kosovës gjatë arrestimit të Gjuriqit, nuk i kishte pëlqyer zëvendësministrit të Punëve të Brendshme nga komuniteti serb, Milan Radojeviq, sipas të cilit në këtë aksion u përdor dhunë.

Me kërkesë të tij, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)ka nisur të mbledh informacione në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale të rregullave nga zyrtarët policor.

Tani që janë bërë pothuajse dy muaj nga arrestimi i Gjuriqit, IPK po vazhdon të merret me ankesën e zv/ministrit Radojeviq.

Në një përgjigje për Indeksonline, IPK ka njoftuar se misioni  i tij është që përmes ushtrimit të veprimtarisë së tij, të sigurojë një shërbim policor të përgjegjshëm, demokratik dhe transparent, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet e kërkuara.

Prandaj, në përputhje me këtë mision dhe fushëveprimin ligjor IPK merr masa dhe veprime hetimore në rastet kur dyshohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin e PK-së dhe aktet tjera nënligjore të Policisë.

“Edhe në lidhje me rastin e arrestimit të z. Marko Gjuriq, IPK respektivisht Departamenti i Hetimeve ka filluar me mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.  Lidhur me këtë operacion policor, IPK ka pranuar një ankesë nga zv. Ministri i Punëve të Brendshme, lidhur më disa dyshime për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve Policor”, thuhet në përgjigje.

Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent.​

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?