Imazhe të kundërta: Gjakderdhje në Gaza, në anën tjetër festohet hapja e ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem

Skenat që do shihni më poshtë nuk kanë qenë më larg se 40 milje ose 64 km: Në Gaza, një pamje kaotike e tymit, njerëz që iknin dhe gaz lotsjellës në ditën më vdekjeprurëse që kur protestat masive filluan në kufi me Izraelin; ndërsa në anën tjetër vajza e Presidentit të SHBA-së, Ivanka Trump dhe […]








Ushtarët izraelitë dhe snajpersitët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe armë zjarri në drejtim të protestuesve. Deri më tash janë konfirmuar, 58 palestinezë të vrarë dhe më shumë se 1, 350 të plagosur, raporton “The New York Times”, transmeton Periskopi.
Ndërkohë, zyrtarë amerikanë dhe izraelitë po festonin lëvizjen e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi në Jeruzalem, dhëndrri i Presidentit të SHBA-së, Jared Kushner tha se “Kur ka paqe në këtë rajon, ne do të kthehemi në këtë ditë dhe do të kujtojmë se udhëtimi drejt paqes nisi me një Amerikë të fortë që njeh të vërtetën”./Periskopi/












