Ilir Meta flet për arrestimin e Saimir Tahirit

Presidenti Ilir Meta komentoi masën e arrestit në shtëpi për ish ministrin e Brendshëm, dy ditë pas vendimit të gjykatës. “Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur në respekt të shtetit të së drejtës”- ka thënë Meta, i pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Cërrik. Kreu i shtetit është treguar i kursyer në komentet […]
Presidenti Ilir Meta komentoi masën e arrestit në shtëpi për ish ministrin e Brendshëm, dy ditë pas vendimit të gjykatës. “Drejtësia të veprojë në mënyrë të pavarur në respekt të shtetit të së drejtës”- ka thënë Meta, i pyetur nga gazetarët gjatë një vizite në Cërrik.
Kreu i shtetit është treguar i kursyer në komentet e tij, pavarësisht se Saimir Tahiri para arrestimit e ka shigjetuar disa herë atë dhe bashkëshorten e tij.
Meta ndodhet në Cërrik, ku mori pjesë në panairin e Agrobiznesit dhe Artizanatit. Ai u takua me prodhues, zejtarë e fermerë të zonës, ku bëri apel për promovimin e produkteve bio “Made in Albania”.












