I riu nga Berati “zbukuron” shtëpinë me vazo me kanabis

Në vend të luleve kishte vendosur që ta “zbukuronte” shtëpinë me vazo me kanabis. Është kjo ajo që është zbuluar në shtëpinë e 34-vjeçarit Bendo Mema, në Urë Vajgurore të Beratit. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në banesën e tij. Uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar këtë të martë, gjetën […]
Në vend të luleve kishte vendosur që ta “zbukuronte” shtëpinë me vazo me kanabis.
Është kjo ajo që është zbuluar në shtëpinë e 34-vjeçarit Bendo Mema, në Urë Vajgurore të Beratit.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia ushtroi kontroll në banesën e tij.
Uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar këtë të martë, gjetën të mbjella në vazo 11 rrënjë bimë narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Mema u arrestua në kushtet e flagrancës, ndërsa në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit. /a.y/noa.al












