Hoxhaj: Kemi frikë se Asociacioni do të krijojë ndarje të brendshme

Hoxhaj: Kemi frikë se Asociacioni do të krijojë ndarje të brendshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se në Kosovë ekziston frika se me krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe do të ketë ndarje të brendshme në mes entitetit serb dhe atij shqiptar. “Ne kemi frikë që krijimi i Asociacionit do të krijonte ndarje të brendshme. Ne nuk dëshirojmë që Asociacioni të jetë një dorë e […]

“Ne kemi frikë që krijimi i Asociacionit do të krijonte ndarje të brendshme. Ne nuk dëshirojmë që Asociacioni të jetë një dorë e zgjatur e Serbisë. Njohja e ndërsjellë është gurthemel i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, theksoi Hoxhaj në një diskutim të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me temën “Cila është e Ardhmja e Marrëdhënieve Kosovë – Serbi”.

Pjesë e këtij diskutimi ishte edhe kryetari i Partisë Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, i cili tha se e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës qysh në vitin 2004, katër vjet para se ajo të shpallej.

Enver Hoxhaj gjithashtu theksoi se njëra nga rrethanat që duhet të kemi parasysh në dialogun me Serbinë është edhe konteksti global.

“Partnerët perëndimorë të rajonit kanë interes që të zgjidhet çështja e emrit të Maqedonisë me Greqinë dhe çështja e dialogut me Serbinë, por Rusia nuk e ka këtë interes”, tha Hoxhaj.

zëvendëskryeministri Hoxhaj potencoi se anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk është në dorën e Serbisë.

“Por të mendohet që Serbia të jetë garancë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, kjo nuk është kartë që është në dorën e Vuçiqit, kjo letër është në dorën e të tjerëve, ne e kemi në dorë kartën e njohjes së ndërsjellë”, tha Hoxhaj gjatë diskutimit të organizuar nga KDI.

Më tej Hoxhaj tha se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe se Serbia nuk mund të jetë anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?