Hoti: Qeveria e ardhshme do t’i anulojë të gjitha vendimet e kësaj Qeverie

Hoti: Qeveria e ardhshme do t’i anulojë të gjitha vendimet e kësaj Qeverie

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti  ka mbajtur sot konferencën e përjavshme të partisë, ku ka thënë se institucionet shtetërore kanë humbur legjitimitetin demokratik dhe janë bërë jo funksionale. Ai ka theksuar se Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht, nuk ka legjitimitet qytetarë e demokratik. […]

Ai ka theksuar se Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht, nuk ka legjitimitet qytetarë e demokratik.

“Vendimet e saj nuk janë legjitime dhe do të anulohen në Qeverinë e ardhshme. Ministrat marrin vendime mbi interesave personale, siç ishte rasti me vendimin e Ministrit të Bujqësisë, i cili vazhdon të jetë në Qeveri me gjithë akuzat për keqtrajtim të shqiptarëve gjatë luftës. Deputetët e koalicionit e kushtëzojnë Qeverinë me votën e tyre për të realizuar interesat e tyre politike. Kryeministri mashtron komunitetin goranë me themelimin e një komune të re, pa asnjë konsultim me komunitetin boshnjak dhe me shumicën shqiptare në Dragash. Tre liderët e PAN-it janë marrë peng nga njerëz të tillë dhe rrjedhimisht mbajnë përgjegjësi”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, edhe funksionimi i Kuvendit është vënë në pikëpyetje, pasi seancat nuk thirren me rregull dhe dështojnë për mungesë kuorumi.

“Nga 24 seanca që janë mbajtur deri më tani, 20 prej tyre janë shtyrë kryesisht për mungesë kuorumi. Mbledhjet e komisioneve dështojnë për mungesë kuorumi. Në mungesë të shumicës parlamentare, koalicioni qeverisës bllokon çështjet në Kuvend me mos pjesëmarrje në votim. Ministrat dhe Kryeministri nuk paraqiten në seancë dhe në Komisione Parlamentare. Kështu që kontrolli demokratik i Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës ka dështuar. Kështu funksionon vetëm një Qeveri totalitare”, ka theksuar Hoti.

Ndërsa, duke folur për tryezat që po organizohen nga partitë politike, Hoti ka thënë se qëllimi i tyre është dalja nga kriza politike përmes caktimit të datës së zgjedhjeve dhe dakordimit për punët që duhet të kryhen nga institucionet deri në zgjedhje në mënyrë që mos të ngecin reformat për integrim evropian dhe proceset e tjera të rëndësisë nacionale.

“Përmes këtyre tryezave, ne i kemi dhënë mundësi dialogut për të dalë nga situata, përpara se të përdorim veprimet e tjera për të mos lejuar një qeverisje jo legjitime. Por, duket se ambicia për pushtet e Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit po mbizotëron përpara interesit nacional dhe përgjegjësisë qytetare që duhet të tregojnë bartësit e institucioneve. Ta kenë të qartë se qytetarët e Kosovës nuk lejojnë qeverisje jo demokratike. Tryeza e ardhshme duhet të qartësojë gjithçka në këtë drejtim”, ka përfunduar Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?