Historia e shpikjes së librit

Historia e shpikjes së librit

Nga Ana Sofía Ramírez Heatley Edhe pse një koncepti i librit është një numër i caktuar faqesh brenda një kopertine, librat kanë marrë forma kaq të ndryshme që përfshijnë edhe mungesën e faqeve, mundësinë për t’u hapur apo rishkrimi madje edhe ndërveprimi përmes lidhjeve. Në një epokë të dominuar nga interneti dhe nga mjetet digjitale, […]

Nga Ana Sofía Ramírez Heatley

Edhe pse një koncepti i librit është një numër i caktuar faqesh brenda një kopertine, librat kanë marrë forma kaq të ndryshme që përfshijnë edhe mungesën e faqeve, mundësinë për t’u hapur apo rishkrimi madje edhe ndërveprimi përmes lidhjeve. Në një epokë të dominuar nga interneti dhe nga mjetet digjitale, libri ka ndryshuar, por thelbi mbetet; një objekt komunikimi dhe transmetimi të gamave më të ndryshme të njohjes, informacionit dhe të shprehjes artistike dhe letrare. Pavarsisht mungesave teknologjike, qenia njerëzore gjithmonë e ka gjetur mënyrën për të regjistruar ëndrrat, dëshirat, ankthet, hijet dhe pyetjet e pafundme. Në këtë mënyrë ka shkruar mbi gurë, pllaka argjile, në lëkurë kafshësh apo edhe në materiale vegjetale si papiruset egjiptiane. Këta të fundit kanë shërbyer për shumë vite si baza kryesore e shkrimit për disa kultura. Me të njëjtin qëllim janë përdorur pllaka fildishi dhe gjethet e drurit.

Kopjimi me dorë

Megjithatë librat e parë në kuptimin e mirëfilltë u shfaqën në manastire në periudhën e Mesjetës, nga shek III ku punësoheshin njerëz të dhënë pas studimeve dhe kopjonin dokumente të konsideruara të rëndësishme. Murgjit e manastireve ishin si të punësuar profesionistë që në shkrimet liturgjike i kushtonin kohë edhe kopjimit dhe shpëtimit të librave klasikë të antikitetit. Për shkak të orëve të gjata të shkrimit këta njihen si kodikë, libra të shkruar me dorë të përbëra nga fletore të palosura dhe të qepura.

Libri i shtypur

Libri i shtypur më i vjetër që njihet është “Sutra e diamantit” që është shtypur 600 vjet më përpara se Bibla e Gutenbergut. Nuk bëhet fjalë për librin e parë të shtypur, por për më të vjetrin që është gjetur ndonjëherë. Rezulton se në vitin 868 kinezi wang Chieh ose Wang Jie, sipas burimeve, autorizoi shtypjen dhe shpërndarjen e kësaj vepre që mbledh dhe transmeton fjalën e Budës. U gjet nga arkeologu britaniko-hungarez, Aurel Stein në vitin 1907. Pergamena e shtypur është e gjatë 5 metra dhe është ruajtur në kushte mjaft të mira në mungesë të lagështirës në bibliotekën sekrete të shkretëtirës, në afërsi të qytetit Dunhuang, verilindje të Kinës.

Teknika të përsosura

Ne e dimë se romakët dhe kinezët gjetën forma shtypje të teksteve apo e imazheve pa qenë nevoja të kopjoheshin me dorë, me ndihmën e pllakave dhe vulave që lejonin shtypjen e disa ekzemplarëve. Megjithatë revolucioni i shtypjes ndodhi në shek XV me shpikjen e shtypjes moderne. Johann Gutenberg i hyri punës të krijonte modele druri për secilën nga shkronjat e alfabetit që më vonë i mbushi me plumb. Në vitin 1449 u shtyp libri i parë “meshari i Kostancës” në shtypshkronjën e Mainz në Gjermani. Me shtypjen e Biblës, Vulgatën, gutenbergu përsosi teknikën për të patur një vepër që në dukje nuk do të kishte ndryshim nga një dorëshkrim.

Përparime.

Zhvillimi i librit pati një hov me mekanizmin e shtypjes në shek XIX. Ky ndryshim kërkonte të kënaqte kërkesën në rritje për libra në shoqëritë e industrializuara. Në shek e XX edhe pse në konkurrencë me mjete të tjera të informimit libri ruajti një rol të rëndësishëm në përhapjen e dijes, në shpëtimin dhe ruajtjen e informacionit. Lazerat ose printerat e mëdhenj reduktuan hapsirat e zëna nga makineritë e shtypjes dhe krijuan shumëllojshmëri të mundësive të shtypjes në tirazhe më të vogla. Sot përparimet kanë mundësuar versione digjitale të librave duke lehtësuar përmbajtjen në forma të reja leximi dhe qasje ndaj leximit të librit. / “Muyinteresante” – Bota.al

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?