Historia e dhimbshme e palestinezit të moshuar, tregon momentin e parë kur Izraeli filloi spastrimin etnik

Në vitin 1948, palestinezët ishin terrorizuar kur bandat zioniste kishin filluar thirrjet për spastrimin etnik. Mijëra njerëz u vranë, dhe qindra mijëra të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, duke u bërë refugjatë për 70 vitet e ardhshme. Kjo ndryshe njihet edhe si katastrofa e Nakbas. Pothuajse një shekull më vonë, Nakba […]
Kjo ndryshe njihet edhe si katastrofa e Nakbas.
Pothuajse një shekull më vonë, Nakba ende ka ndikim tek dhjetëra e mijëra palestinezë që jetojnë të shpërndarë në të gjithë botën.
Palestinezët jetonin të lumtur në tokat e tyre, fermat, dhe gëzonin një jetë të shëndetshme në fshatrat e tyre. Toka e tyre ishte krejt ata çfarë kishin.
“Ne jemi të sigurt dhe të lumtur në fermat tona. Shtëpitë tona janë shumë të bukura dhe toka jonë është e gjelbër, ne kemi korrë mollë, kajsi, pjeshkë, ullinj, perime. Këto ishin ditët më të mrekullueshme”, shprehet një banor palestinez i moshuar.
“Babai im është kujdesur rreth edukimit tim dhe ai ka insistuar vazhdimisht që të ndjeki shkollën. Shkova në shkollë deri në klasën e shtatë”.
Në vitet që çuan në Nakba, palestinezët i rezistuan përpjekjeve britanike për të rritur emigracionin hebre dhe transferimet e tokës nga arabët te hebrenjtë.
“Ka një trillim të përhapur se refugjatët Nakba ishin naivë, por kjo ishte totalisht e pavërtetë. Ata ishin të vetëdijshëm për komplotin që u ishte kurdisur atyre”.
Pasi Britania vendosi të tërhiqej nga Palestina, konfrontimi ndërmjet palestinezëve dhe zionistëve u bë më i ashpër, dhe balanca e pushtetit ishte në favor të zionistëve.
“Ata përmes bombardimeve ushtronin terror, dhe në mungesë të një ushtrie arabe, ata kanë krijuar një situatë siç është aktualisht”.
Për të krijuar shtetin e Izraelit, forcat zioniste sulmuan Palestinën duke shkatërruar rreth 530 fshatra.
Më shumë se 15, 000 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 750, 000 u detyruan me forcë të braktisin shtëpitë e tyre.
“Njerëzit në fshatin tonë ishin të tmerruar, dhe ata na urdhëruan që ta lëshojmë fshatin. Nëna ime ishte e frikësuar nga lajmet që vinin për masakrën e Deri Yassin dhe Jafas, kështu vendosi të largohet nga shtëpia”.
“Fshati ishte sulmuar me artileri të rëndë. 85 palestinezë ishin vrarë në atë masakër”.
Këto ishin lëvizjet zioniste për spastruar Palestinën.
“Daja im dhe djali i tij janë vrarë nga bandat zioniste. Mamaja ime u plagos në këmbë, dhe kur gjyshi im provoi të shpëtoi atë, ata e vranë”.
Shumica prej refugjatëve kishin vendosur të ktheheshin në shtëpitë e tyre për të marrë pajisje dhe ushqime. Ata nuk u kthyen kurrë, shumica prej tyre ishin vrarë.
“Kaluam një vit duke fjetur në rërë nën qiellin e hapur dhe pemët. Ne arritëm në Dayr al-Balah në Gaza në një gjendje të mjerueshme. Më në fund, OKB-ja na dha tenda.”
Agjencia e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e Palestinës në Lindjën e Afërt (UNRËA), ishte krijuar në dhjetor të vitit 1949, një vjet pas Nakbas, për të siguruar punë dhe lehtësime në mënyrë të drejtpërdrejt për refugjatët palestinezë.
“Jeta ishte shumë e vështirë në tenda, rreth 10 familje jetonin në një tendë”.
“Kishte vetëm një banjë për gjashtë apo shtatë familje. Ne pritnin në radhë të gjata për të marrë ushqim dhe ujë të siguruar nga Kombet e Bashkuara. Sikur familjet tona, ne jetonim në kushte ekstreme të varfëra”.
“Në kamp, kam mbaruar shkollën e mesme. Isha i zgjuar; Ende flas katër gjuhë: anglisht, frëngjisht, hebraisht dhe arabisht”.
Palestinezi i moshuar ishte optimist se një herë do të kthehej në shtëpinë e tij derisa shpërtheu lufta e vitit 1967, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.
“Lufta e vitit 1967 ringjalli shpresat tona. Më kujtohen pleqtë në atë kohë duke i thënë njëri tjetrit: “Përgadituni që të ktheheni në vendin tuaj; kthimi është afër””.
“Gjatë luftës, ne kemi qëndruar në male. Nuk kishim asgjë për të ngrënë; ne ishim duke ngrënë bari deri në kohën kur u kthyem në kampet tona. Por nuk kishim ku të shkonim. Para nesh ishte vetëm det”.
Por në kohën kur përfundoi lufta e vitit 1967, Izraeli okupuoi pjesën historike të Palestinës, përfshirë rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, ku jetonin shumë refugjatë. Ata ishin të destinuar të lëshonin edhe një herë tokat pasiqë të njejtat forca e kishin përzunë nga shtëpitë e tyre në vitin 1948.
Kjo ishte një mundësi për shumë familje të shpërndara për të zbuluar se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre pas vitit 1948. 19 vjet pasi i moshuari palestinez u nda nga familja, erdhi një rifreskim i memories së tij. Ata po vinin për të vizituar kampin e refugjatëve.
“Nuk e njoha babanë tim; ai dukej shumë i vjetër me flokë të bardha! Por ajo që më tronditi më shumë ishte momenti kur e pashë nënën time në një karrige me rrota. Ajo ishte paralizuar”.
“Humbja e vitit 1967 ishte arsyeja kryesore përse iu bashkova rezistencës, ndjeva aq shumë turp”.
“Në vitin 1970, isha dënuar me 10 vite burg në një burg të Izraelit. Kohën time më të madhe e kam shpenzuar në burg duke lexuar filozofi dhe studiuar ekonominë”.
Kur dola nga burgu, ishte Intifada e parë, dhe iu bashkova duke marshuar së bashku me shumë sindikata”.
Pasi Izraeli pushtoi rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, shumë refugjatë u kthyen në qytetet e tyre për të vizituar tokat dhe shtëpitë e tyre që lanë pas.
“Në vitin 1980, kisha punuar në Izrael, në qytetin kur isha detyruar të largohem me forcë nga izraelitët. Kufizimet në lëvizje në atë kohë ishin të lehta, prandaj vendosa të merrja për herë të parë familjen time në një udhëtim në atdheun e tyre”.
“Kur u thashë pleqve se do t’i çoj në tokat e tyre, ata kërcenin nga gëzimi. Ata nuk mund të flinin atë natë. Së fundi, ata do të shihnin atdheun e tyre!”
“Nuk do ta harroj asnjëherë atë moment kur arritëm. Ata po qanin me hidhërim, duke nxituar për të shkelë vendin e tyre. Pashë një femër që puthte një pemë ku babai i saj i vrarë e kishte mbjellë”.
“Isha shumë i lumtur për ata, por në të njejtën kohë e trishtuar”.
“Çdo vit, në maj, i marr nipërit e mbesat e mia në kufi në mënyrë që ata të shohin tokën e tyre dhe të marrin fotografi. U them shpesh për vendin tonë dhe për të drejtën e tyre për t’u kthyer. Ata gjithmonë më pyesin: ‘Kur do të na çoni sërish pranë tokës tonë?'”
I moshuari palestinez ka 30 nipër, shumica e tyre të shpërndarë në shumë vende.
“Unë kam një familje që nuk e kam takuar asnjëherë. Disa prej tyre vijnë të më vizitojnë kohë pas kohe por jo pas Intifadës së dytë. Ata i shoh vetëm përmes mediave sociale dhe bisedoj me ata nëpërmjet Skypes”.
“Një vit më parë, isha pjesëmarrës në një konferencë në Jeruzalem; gjëja e parë që më shkoi në mendje ishte të shihja familjet. Gjeta disa të afërm, dhe ata ishin shumë të lumtur që u takuan me mua”.
“Si diaspora e gjeneratës së tretë, ne kemi dëshirë të madhe për të njohur rrënjët tona. Takimi familjar në Jeruzalem ishte një ndjenjë sikur të jetoja në shtëpinë time”.
Nakba është një realitet që vazhdon të formojë luftërat, shpresat dhe ëndrrat e tyre të përditshme. Ata, dhe shumë refugjatë palestinezë si ata, jetojnë dhe vdesin për të arritur një gjë: kthimin./Periskopi/

























