Haziri: Samiti i Sofjes si ekskursion për qeveritarët, mbi 60 anëtarë pjesë e delegacionit

Haziri: Samiti i Sofjes si ekskursion për qeveritarët, mbi 60 anëtarë pjesë e delegacionit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, në konferencën e rregullt javore ka folur për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes, në të cilën nuk mori pjesë Spanja shkaku i Kosovës. Haziri tha se Spanja nuk është Jugosllavi, andaj rasti i Katalonisë nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës. “Në deklaratën e […]

Haziri tha se Spanja nuk është Jugosllavi, andaj rasti i Katalonisë nuk mund të krahasohet me atë të Kosovës.

“Në deklaratën e BE’së thuhet se sovraniteti dhe integriteti i Ballkanit nuk duhet të preket. Kjo është mbështetje e fuqishme nga BE”, ka thënë Haziri.

Tutje, ai ka folur edhe për çështjen e vizave.

“Sa herë që këta pushtetarët tanë i përmendin vizat, i shtyjnë për një vit. Nuk është esenca me jap data, sepse nuk dihet. Por, duhet punuar shumë që të përmbushen kriteret”, ka deklaruar tutje ai.

Tutje, Haziri tha se roli i LDK’së në opozitë është konstruktiv, pasi pa votat e tyre nuk do të miratoheshin shumë ligje, as dje ai për Kryeqytetin.

Tutje, Haziri ka kritikuar numrin e madh të qeveritarëve që kanë marrë pjesë në Samitin e Sofjes.

“Pas Samitit të Sofjes është mirë që edhe Qeveria me pa gjendjen e tyre, pa fuqinë e tyre politike për me shty procese përpara. Në rastin e Kosovës e Shqipërisë po marrin pjesë në Samit edhe njerëz që kanë aktakuza. Kjo nuk është e mirë, duhet pasur kujdes në përfaqësim. Është lëshuar rasti që Kosova në këtë Samit të përfaqësohet me një delegacion më të dinjitetshëm. Të mos kuptohet Samiti i Sofjes si ekskursion politik, ku 60 anëtarë të Qeverisë marrin pjesë. Presidenca, Qeveria e të tjerët që janë pjesë e kësaj. Ky është delegacion shumë i madh”, ka shtuar Haziri. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?