Haxhiu kolegëve deputetë: Turp, zgjodhët anëtar të Kushtetueses një kriminel

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur të turpshëm vendimin e Kuvendit, i cili zgjodhi Radomir Laban, si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e komunitetit serb. Deputetja Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur Labanin, si person me të kaluar kriminale. Ajo gjithashtu kritikoi deputetët që nuk […]
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e ka quajtur të turpshëm vendimin e Kuvendit, i cili zgjodhi Radomir Laban, si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e komunitetit serb.
Deputetja Haxhiu, përmes një shkrimi në Facebook, e ka quajtur Labanin, si person me të kaluar kriminale. Ajo gjithashtu kritikoi deputetët që nuk arritën ta zgjedhin anëtarin e Gjykatës Kushtetuese nga radhët e shqiptarëve.
“Ndonëse në mesin e kandidatëve kishte të tillë që e meritonin të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e shqiptarëve, për shkak të pazareve, Kuvendi dështoi t’i zgjedhë ata! Por jo edhe nga radhët e serbëve! 71 deputetë votuan për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese një person me të kaluar kriminale! Nuk ka më turp!”, ka shkruar Haxhiu.
Gjashtë kandidatët shqiptarë për gjyqtarë të kësaj gjykate nuk kanë arritur t’i marrin votat e duhura, dhe në rivotim shkojnë Remzije Istrefi-Peci, Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Vigan Qorroli.












