Haradinaj uron besimtarët e fesë islame me rastin e Ramazanit

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar gjithë myslimanët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Në urimin e tij Haradinaj ka shkruar se ky muaj i shenjtë duhet të jetë muaj i afrimit dhe faljes mes njerëzve. “Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, besimtarëve të fesë islame, u shpreh […]
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar gjithë myslimanët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në urimin e tij Haradinaj ka shkruar se ky muaj i shenjtë duhet të jetë muaj i afrimit dhe faljes mes njerëzve.
“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, besimtarëve të fesë islame, u shpreh urimet më të sinqerta, me dëshirën që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Lë të shërbejë ky muaj për forcimin e ndjenjës së flijimit, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve. Agjërim të lehtë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.












