Haradinaj ua tërheq vërejtjen ministrave: Merrni seriozisht detyrat, jemi në periudhë kritike me BE’në

Haradinaj ua tërheq vërejtjen ministrave: Merrni seriozisht detyrat, jemi në periudhë kritike me BE’në

Qeveria e Kosovës ka miratuar draft strategjinë e komunikimit dhe informimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian për vitet 2018-2021. Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të ekzekutivit ka thënë se është me rëndësi që komunikimi të jetë i strukturuar. “Është me rëndësi që Kosova në komunikim të jetë mirë e strukturuar dhe ky […]

Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e sotme të ekzekutivit ka thënë se është me rëndësi që komunikimi të jetë i strukturuar.

“Është me rëndësi që Kosova në komunikim të jetë mirë e strukturuar dhe ky komunikim të ketë qëllimet e veta. Jam thellë i bindur së Kosova do të jetë e kujdesshme që të gjitha këto dakordime të sotme t’i zbatojmë”, tha ai.

Kryeministri këtë periudhë të bashkëpunimit me BE-në, e quajti si ndër më kritiket.

“Jemi në periudhat më kritike të bashkëpunimit tonë me BE. Në këtë kohë detyrat që i keni në resor mos i neglizhoni merrni seriozisht. Interesohuni çfarë janë detyrat që japin sinjale të mira. Janë disa shtete që janë më të rezervuara,  pra qoftë për zgjerim qoftë për liberalizim. Duhet me vazhdu me punën tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në reforma në të gjitha temat. Është me rendësi të shkojmë me seriozitet. Kosova duhet te ketë argumente te qëndrueshme si për liberalizim si për statusin e kandidatit duhet të jeni serioz dhe të kujdesshëm ne punë. Është e dhimbshme që një punë kaq të madhe mos me e kurorëzuar me suksesin më të madh”, u shpreh ai.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se kjo strategji si çështje kryesore trajton komunikimin në mbështetje te integrimin evropian.

“Kosova synon marrjen e statusit kandidat deri në vitin 2020. Është evidente që kjo duhet të komunikohet me publikun partnerët. Jemi në një proces të rëndësishëm sa i përket liberalizimit të vizave. Kisha kërkuar nga të gjithë që të jemi të vëmendshëm në takimet e ardhshme me partnerët ndërkombëtar që mesazhi që japim te jete brenda kësaj strategjie. Kisha kërkuar nga ju që të miratojmë këtë strategji”, u shpreh ajo.

Hoxha e ka informuar kabinetin qeveritar edhe për zbatimin e prioriteteve të agjendës evropiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?