Haradinaj ua prishi gjumin me sabah, zëvendësministri: Çka paska krisë kaq herët

Haradinaj ua prishi gjumin me sabah, zëvendësministri: Çka paska krisë kaq herët

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, është tallur paksa me ftesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me ftesën që  u ka bërë atyre për një takim të hershëm sot. Ai shkruan në Facebook: “Të nderuar zv. ministra, Ftoheni nga kryeministri Ramush Haradinaj për takim, të hënen, 14 Maj 2018, ne oren 07:00 (në mengjes).” Çka […]

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, është tallur paksa me ftesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, lidhur me ftesën që  u ka bërë atyre për një takim të hershëm sot.

Ai shkruan në Facebook:

“Të nderuar zv. ministra,

Ftoheni nga kryeministri Ramush Haradinaj për takim, të hënen, 14 Maj 2018, ne oren 07:00 (në mengjes).”
Çka paska krisë kaq herët??

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, që në mëngjes i ka mbledhur zëvendësministrat për të raportuar për punën e tyre.

Në takimin i cili filloi në orën 7:00 të mëngjesit, Haradinaj u tha zëvendësministrave se ata do të raportojnë çdo gashtë muaj në detaje, për punën dhe aktivitetet e tyre.

Ai u tha atyre se kanë përgjegjësi politike, qytetare, ligjore dhe kushtetuese.  Zëvendësministrave të cilët kishin dërguar raportet e tyre të punës, u tha se kjo është një dëshmi që secili prej tyre ndjen peshën e përgjegjësisë që ka marrë.

“Pra mundeni me vazhdu këtë praktikën e raportimit të krejt dinamikave tuaja të punës, të aktiviteteve takimeve e të gjithave, por dikund ishte dashur me u gjetë njëfarë formule me shpjegu pastaj se në këta muaj të angazhimin tuaj, se çka është rezultati, çka mendoni ju që ka ndodhur fal jush në këtë rast, falë zv ministrit. Mundeni me fol dhe për suksesin e ministrisë në tërësi, çka ka ndodhur përmes ministrisë suaj për temat veç e veç, por ku mendoni ju që është rezultati juaj direkt ose konkret i punës suaj….Mirëpo që tani e këta 6 muaj nëse ju e keni vëmendjen tuaj, se çka ka ndryshuar prej juve, fal kontributit tuaj në sektorin tuaj. ..Nëse shkojmë në këtë frymë jam i bindur që ne në fund të këtij viti, do të mund të ua vërtetojmë jo vetëm atyre që na kanë dhënë besimin politik, por sidomos qytetarëve të vendit se angazhimi ynë i secilit do të jetë në dobi të qytetarëve”, tha ai.

Kryeministri Haradinaj po ashtu tha se nga raportet që ka pranuar, ka kuptuar që për këta muaj ka pasur angazhim konkret nga ana e zëvendësministrave.

“Unë sot vërtetë mundem me dëshmu se ka pasur një seriozitet të jashtëzakonshëm të gjithë juve. Edhe ju i kemi raportet të gjitha dhe të zvministrave të komuniteteve, çdo zvministri i kemi raportet. Shumica e këtyre raporteve flasin për angazhimet veç e veç. Çka ka ndodhur me angazhime. Psh mënyra e punës, ajo çka po na vyen tani dhe besoj që edhe ju bini dakord se do të bëhet, në fund të këtij viti, relativisht një vit pune edhe pse dikush është emëruar më vonë. Pra pas gjashtë muajve, një vit pune na nevojitet pos aktivitetit dhe angazhimeve t’i quaj ashtu narrative çka është efekti, çka janë rezultatet falë punës sonë veç e veç si zv ministra”, tha ai.

Pas përfundimit të fjalimit të kryeministrit, mediat nuk u lejuan të qëndrojnë në takim, duke u pamundësuar marrjen e fjalimeve të zëvendësministrave./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?