Haradinaj publikon fotografi nga Luboteni bashkë me tre fëmijët e tij

Si çdo të diele, edhe sot kryeministri Ramush Haradinaj ia ka mësyrë bjeshkëve të Kosovës. Sot, ai ka vizituar Malet e Sharrit, duke ecur deri në majën e Lubotenit, shkruan Periskopi. Këtë ekspeditë, Haradinaj e ka bërë bashkë me miq e me fëmijët e tij. Nga Luboteni ai ka publikuar një fotografi, bashkë me tre […]
Sot, ai ka vizituar Malet e Sharrit, duke ecur deri në majën e Lubotenit, shkruan Periskopi.
Këtë ekspeditë, Haradinaj e ka bërë bashkë me miq e me fëmijët e tij.
Nga Luboteni ai ka publikuar një fotografi, bashkë me tre fëmijët e tij.
“Një ditë e bukur për ta kaluar kohën bashkë me fëmijet e mi: Gjinin, Hanën dhe Trimin në Malet e Sharrit – ecje deri tek Maja e Lubotenit. Toka jonë vërtetë ka bukuri të rralla, andaj ta duam e ta ruajmë këtë margaritar, që na e ka dhuruar natyra!”, ka shkruar Haradinaj. /Periskopi/













