Haradinaj në Sofje: Vendet e Ballkanit të flasin më shumë me njëri tjetrin, sesa për njëri tjetrin

Haradinaj në Sofje: Vendet e Ballkanit të flasin më shumë me njëri tjetrin, sesa për njëri tjetrin

Në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova është e hapur për investime të huaja direkte dhe se tregu është tejet i përshtatshëm për t’i pritur këto investime. “Kosova është një vend i vogël, me vetëm 2 milionë banorë dhe ne […]

“Kosova është një vend i vogël, me vetëm 2 milionë banorë dhe ne jemi ndër vendet e rralla që kemi shpenzuar paratë nga buxheti ynë për të realizuar projekte të mëdha infrastrukturore. Tani është koha që të kemi investime të reja në shumë fusha, veçmas në miniera dhe telekom. Ne jemi të hapur për të gjithë investitorët dhe ky forum është mundësi e mirë për t’i ndarë këto mundësi”, tha Kryeministri Haradinaj në fjalën e tij hyrëse para panelit të përbërë prej Kryeministrave të vendeve të Ballkanit dhe Bullgarisë.

Kryeministri Haradinaj paraqiti interesimin e Kosovës për projekte nga fusha e Infrastrukturës, me theks të veçantë investimet e huaja, tregtinë, digjitalizimin dhe mobilitetin, që janë edhe temë e këtij forumi, duke shpalosur të arriturat e deritashme në fushën infrastrukturore dhe faktin që vendi në bashkëpunim me EBRD dhe EIB, është duke planifikuar projekte të cilat e lidhin akoma më shumë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe me vendet Evropiane.

“Aktualisht Kosova ka përfunduar 65 për qind të rrugës që e lidhin Prishtinën me Shkupin, kemi nisur rrugën që lidhë Prishtinën me periferinë dhe që e njëjta do të vazhdojë edhe drejt kufirit me Merdare, me Shqipërinë është përfunduar tashmë, derisa deri në vitin 2022 të gjitha rrugët dytësore dhe regjionale në vend do të kenë qasje në Auto rrugët që lidhin Kosovën me Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, derisa po punojmë për të nisur projektet hekurudhore që lidhin Kosovën me Serbinë”, tha Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj tha se vendet e Ballkanit duhet më shumë të flasin me njëri tjetrin, sesa të flasin për njëri tjetrin.

“Në Samitin e Sofjes u përmend që procesi për njërin nga ne, do të thotë proces për shumë prej nesh. Kosova është e hapur për investime të reja. Ne mirëpresim investime në telekom, në fushën e minierave dhe po presim nga ju që të shprehni interesim. Një përshëndetje e veçantë për Kryeministrin e Bullgarisë Boyko Borissov që ka Kryesuar Presidencën e Evropës dhe që në këtë kohë, vendet e Ballkanit ishin më shumë prezent në agjendën evropiane. Në Kosovë kemi nevojë për të gjithë, kemi nevojë për njerëzit që marrin vendime dhe që ndikojnë në marrjen e këtyre vendimeve”, tha në fund të fjalës Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?