Haradinaj kopjon Thaçin, tërhiqet nga themelimi i ushtrisë

Haradinaj kopjon Thaçin, tërhiqet nga themelimi i ushtrisë

Shefi i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, në fillim të kësaj jave tha se Ushtria e Kosovës do të formohet me anë të ligjit e jo me ndryshime kushtetuese, nëse një opsion i tillë vazhdon të kundërshtohet edhe më tej nga Lista Serbe. Ky lajm nuk u prit mirë nga ambasada e SHBA-së në Kosovë, ku nëpërmjet […]

Ky lajm nuk u prit mirë nga ambasada e SHBA-së në Kosovë, ku nëpërmjet një përgjigje për lajmi.net, tha se Ushtria e Kosovës duhet të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese.

“Ne kemi nxitur qeverinë që të punojë metodikisht për tranzicionin e FSK-së dhe që të vazhdojë me fushatën e saj brenda Kosovës si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar përkrahje maksimale për këtë tranzicion. SHBA-të vazhdojnë të përkrahin tranzicionin e FSK-së përmes një ndryshimi kushtetues”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Megjithëkëtë, tani nga qeveria thotë se janë të vetëdijshëm se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet me anë të ndryshimeve kushtetuese, e jo me ligj. Kështu është përgjigjur për lajmi.net, shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.

“Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme që finalizimi i procesit të transformimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës të Forca e Armatosur e Kosovës bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese”, ka thënë shkurt Arifi.

Përgjigja e Arifi lë të kuptohet se Qeveria është zmbrapsur nga ajo që kishte thënë Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri në një emision televiziv të martën tha se e ka kthyer prapa projektligjin për ushtrinë, pas mbërritjes në tavolinën e tij.

“E kam kthyer ligjin. Ka qenë në Qeveri. E kam kthyer prapa, se ka paraparë ndryshime kushtetuese”, ka treguar Haradinaj.

Arsyetimi i kryeministrit që Ushtria të bëhet me anë të ligjit ishte mungesa e dy të tretave të votave në Kuvend të Kosovës që do pamundësonte ndryshimet kushtetuese, andaj ka kërkuar që projektligji të ndryshohet, në mënyrë që ushtria e Kosovës të bëhet vetëm nëpërmjet ligjit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?