Gutierrez: Duhet zgjidhje politike për Izraelin dhe Palestinën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierrez tha sot se vrasja e më shumë se 50 palestinezëve në kufirin mes Izraelit dhe Gazës, është një tregues se një zgjidhje politike është e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit. Ai theksoi se duhet zgjidhja e konfliktit, e cila do t’u lejojë palestinezëve dhe izraelitëve […]
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierrez tha sot se vrasja e më shumë se 50 palestinezëve në kufirin mes Izraelit dhe Gazës, është një tregues se një zgjidhje politike është e nevojshme për t’i dhënë fund konfliktit.
Ai theksoi se duhet zgjidhja e konfliktit, e cila do t’u lejojë palestinezëve dhe izraelitëve të jetojnë së bashku në mënyrë të sigurt dhe paqësore.
Tensionimi i situatës në Lindjen e Mesme ka ardhur si pasojë e hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.
Pas protestave të palestinezëve kanë mbetur të vdekur mbi 50 persona.












