Gjykata vendos për babë e bir, të dyshuar për falsifikim të lejeve të armëve

Babë e bir, të dyshuar se falsifikuan lejet e armëve në këmbim të 5 mijë eurove, janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak. Hashim e Atdhetar Rexhepi janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas ankesës së avokatëve. Lajmin e bëri të ditur avokati i Atdhetarit, Veton Rrecaj. “Më në fund drejtësia e merr kahun […]
Babë e bir, të dyshuar se falsifikuan lejet e armëve në këmbim të 5 mijë eurove, janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak.
Hashim e Atdhetar Rexhepi janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak pas ankesës së avokatëve.
Lajmin e bëri të ditur avokati i Atdhetarit, Veton Rrecaj.
“Më në fund drejtësia e merr kahun e duhur”, tha Rrecaj.
Sipas aktvendimit të cilin e ka siguruar KALLXO, Gjykata ka ndërprerë këtë masë me arsyetimin se kanë pushuar shkaqet për të cilat edhe u është caktuar dhe vazhduar arresti shtëpiak.
“Nuk qëndrojnë më kushtet as për zëvendësimin eventual me ndonjë masë më të butë alternative”, thuhet në aktvendim.
Fillimisht, Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte zëvendësuar paraburgimin me masën e arrestit shtëpiak Hashim e Atdhetar Rexhepit.
Rexhepi, pronar i kompanisë “Fazani”, bashkë me djalin e tij u arrestuan në shkurt të këtij viti.
Në vendimin e gjykatës me të cilin Hashim e Atdhetar Rexhepit u ishte caktuar paraburgimi po në muajin shkurt, thuhej se lejet e falsifikuara të armëve ishin lëshuar në këmbim me pagesën prej 5 mijë eurove.












