Gjykata e Apelit tregon se pse u lirua Enver Hasani

Gjykata e Apelit tregon se pse u lirua Enver Hasani

Në plot 19 faqe aktgjykim, Gjykata e Apelit ka arsyetuar gjetjet e saj përkitazi me pretendimet e avokatëve mbrojtës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që kishte gjetur fajtor dhe dënuar ish-rektorin Enver Hasani si dhe dy të akuzuar tjerë të këtij rasti. KALLXO.com njoftoi sot se Gjykata e Apelit e ka liruar nga […]

KALLXO.com njoftoi sot se Gjykata e Apelit e ka liruar nga akuza Enver Hasanin që nga Gjykata Themelore ishte dënuar me 1 vit burg me kusht. Apelit ka gjetur se vendimi i shkallës së parë ishte i pabazuar dhe veçanërisht ka qenë kritik ndaj dëshmisë së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.

Apeli pas vlerësimit të ankesave të mbrojtësit të Enver Hasanit ka gjetur se nuk është vërtetuar fakti se Enver Hasani sipas marrëveshjes paraprake me të akuzuarin Hakif Veliu me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme për kompaninë ISN kanë falsifikuar-ndryshuar kontratën origjinale për përkthimin e librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe.

“Me asnjë provë nuk argumentohet fakti se në ç ‘vend dhe në ç ’kohë u morrë vesh paraprakisht Enver Hasani me dy të akuzuarit tjerë, si u morrë vesh dhe në ç ‘mënyrë”, thuhet në vendimin e Apelit që liroi nga akuza Enver Hasanin.

Po ashtu vëmendje e veçantë i kushtohet edhe dëshmisë së rektorit aktual, Marjan Dema i cili kishte qenë dëshmitar i ftuar nga Prokuroria në këtë proces.

“Dëshmia e dëshmitarit Marjan Dema sipas vlerësimit të kësaj gjykate, është skajshmërisht e papranueshme. Kjo vetëm për faktin se dëshmia e tij e dhënë në hetime është diametralisht e kundërt me atë të dhënë në shqyrtim gjyqësor por edhe për faktin se nuk ka ofruar asnjë provë për t’i argumentuar të thënat e tij”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Apelit.

Po në lidhje me këtë dëshmitarë, Apeli vlerëson edhe më tej dëshminë e rektorit Marjan Dema duke gjetur kontradikta në thëniet e tij në procedurë hetimore me ato të thëna në shqyrtim.

“Në fakt në hetime me asnjë fjalë nuk e inkriminon të akuzuarin Enver Hasani kurse në shqyrtimin gjyqësor, i paraqitur vullnetarisht në emër të drejtësisë për të dëshmuar përkundër faktit se në atë kohë ishte Prorektor i Financave deklaron ‘Kontrata e lidhur ne mes të ISN dhe UP-së ka qenë i iniciuar, mbikëqyrur dhe përcjellur strikt nga Enver Hasani andaj nuk kam lidhje me kontratën sepse kontratat i bënë zyra e prokurimit”, thuhet në vendimin e Apelit.

Gjykata e Apelit ngrit disa pyetje në lidhje me dëshminë e rektorit Demaj.

“Nëse ky dëshmitar është paraqitur në gjykatë për të dëshmuar në emër të drejtësisë, atëherë paraqitet pyetja se pse asnjëherë më parë nuk i theksoj këto fakte kur kihet parasysh se ai pos në hetime është dëgjuar në polici në cilësi të dëshmitarit. Si është e mundur që një person i kalibrit të tij të marrë pjesë në bisedime ku behet fjalë për një inicim të kundërligjshëm të procedurës së prokurimit dhe të mos e ndaloj atë veprim aq më tepër kur ishte Prorektor i Financave dhe pse nuk e lajmëroj rastin në polici në kohën kur e kishte kuptuar se ishte ndryshuar kontrata”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit.

Në tetor të vitit të kaluar, Enver Hasani ishte gjetur fajtor dhe dënuar me 1 vit burg me kusht për periudhën e verifikimit dy vjet, ndërsa mbrojtja e të akuzuarve kishte ushtruar ankesë në Gjykatën e Apelit.

Po ashtu fajtorë ishin shpallur edhe dy të akuzuarit tjerë, Albert Rakipi dhe Hakif Veliu.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Hasani në cilësinë e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Hakif Veliu si shef i prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare – ISN, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale të mashtrimit në detyrë në bashkëkryerje.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit këtë vepër e kishin kryer lidhur me realizimin e kontratës për përkthimin e librave nga gjuha angleze në gjuhën shqipe për nevojat e UP-së.

Dy të akuzuarve tjerë të këtij procesi, Gjykata e Apelit u ka rënduar dënimet duke ju shqiptuar nga 1 vit burg ndërsa Universitetin e Prishtinës e ka udhëzuar në procedurë civile për realizimin e kërkesës pasurore juridike./Kallxo.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?