Gjykata dënon një zyrtar komunal të Pejës

Gjykata dënon një zyrtar komunal të Pejës

  Zyrtari komunal i Pejës Naser Kastrati është dënuar nga gjykata në këtë qytet për keqpërdorim detyre. “…nga gjykata e konmform dispozitave përkatëse ligjore gjykohet me dënim burgu në kohëzgjatje prej 12 muajve i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi”, u tha në shpalljen e aktgjykimit nga trupi gjykues. Gjykata po […]

 

Zyrtari komunal i Pejës Naser Kastrati është dënuar nga gjykata në këtë qytet për keqpërdorim detyre.

“…nga gjykata e konmform dispozitave përkatëse ligjore gjykohet me dënim burgu në kohëzgjatje prej 12 muajve i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi”, u tha në shpalljen e aktgjykimit nga trupi gjykues.

Gjykata po ashtu e dënoi Kastratin edhe me 850 euro gjobë për shpenzimet e procedurës gjyqësore.

Trupi gjykues tha se i dënuari ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit të paraparë ligjor.

Naser Kastrati akuzohej nga Prokuroria Themelore e Pejës se më 17 shtator 2013, si person zyrtar, me qëllim të përfitimit të dobisë së tij pasurore për operatorin ekonomik “NN Vala”, në Pejë, i ka shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Pejës në vlerë prej 16.305.00 euro.

Sipas aktakuzës, Naser Kastrati, si mbikëqyrës i projektit për renovimin e shkollës fillore “Fan S. Noli”, në fshatin Kryshevc, ku vlera e projektit ka qenë 23.400 euro, ka aprovuar punë shtesë të operatorit ”NN Vala” në vlerë prej 20.814 euro, pa tender dhe pa i përfillur dispozitat ligjore, duke nënshkruar fillimisht arsyeshmërinë për punë shtesë, e më pas ka nënshkruar edhe situacionin e punëve shtesë.

KALLXO.com raportoi dy ditë me parë nga seanca ku palët thanë fjalën përfundimtare, e ku ndër të tjera, Naser Kastrati, kishte deklaruar se nuk është fajtor dhe se ishte “viktimë” e këtij rasti.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?