Gjuriq ia vjedhë fotografinë fotografit kosovar, ky paralajmëron padi

Këtë fotografi të Prishtinës e kishte zgjedhur si prapavijë në një video-adresim për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Videoja propaganduese me titull “The true story of Kosovo”, ku Gjuriq në prapavijë ka kryeqytetin e Kosovës, është publikuar në kanalin zyrtar të Partisë Progresive të […]

Videoja propaganduese me titull “The true story of Kosovo”, ku Gjuriq në prapavijë ka kryeqytetin e Kosovës, është publikuar në kanalin zyrtar të Partisë Progresive të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Por, fotografia e ngjitur si tapet prapa zyrtarit serb i është vjedhur fotografit kosovar Arben Llapashtica.

Llapashtica, i cili është kameraman i KTV-së, thotë se ka mbetur i habitur kur e ka parë këtë veprim.

Llapashtica thotë se fotografia e tij është e ngarkuar në Wikipedia, por përdorimi i saj lejohet vetëm nëse dikush i atribuohet autorit.

Për këtë shkelje të të drejtave autoriale, ai thotë se do të ngre një padi.

Për padinë që po planifikon t’ia bëjë partisë së presidentit serb, ai është konsultuar edhe me Zyrën për të Drejtat e Autorit në Ministrinë e Kulturës.

Aty iu sugjerua që padinë ta bëjë në Serbi, pasi një të tillë, sipas shefit të kësaj zyre, Valon Kashtanjeva, ia mundësojnë rregullat ndërkombëtare.

Shkeljet e licencës standarde të Wikipedias dhe të drejtës morale të autorit i ka konfirmuar edhe njohësi i të drejtave të autorit, Arianit Dobroshi.

Në Partinë Progresive Serbe, të enjten, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje lidhur me këtë çështje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?