Gjuha degraduese e deputetëve po e dëmton imazhin e Kuvendit

Gjuha degraduese e deputetëve po e dëmton imazhin e Kuvendit

  Degradimi i fjalorit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës po thyen të gjitha rregullat e paraqitjes publike, si dhe ligjet në fuqi, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Debati i ashpër, degradues e ofendues vazhdon të jetë prezent në pothuajse çdo seancë të Kuvendit të Kosovës. Rasti i fundit ishte në seancë së enjtes, kur […]

 

Degradimi i fjalorit të deputetëve në Kuvendin e Kosovës po thyen të gjitha rregullat e paraqitjes publike, si dhe ligjet në fuqi, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.

Debati i ashpër, degradues e ofendues vazhdon të jetë prezent në pothuajse çdo seancë të Kuvendit të Kosovës.

Rasti i fundit ishte në seancë së enjtes, kur kryesuesi i seancës Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, ka zhvilluar një debat të ashpër e ofendues me deputetin Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi që këtij të fundit nuk iu dha e drejta e fjalës për një replikë dhe, po ashtu, ka përdorur fjalë fyese.

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se vetë deputetët e pranojnë se Kuvendit i ka humbur imazhi që e ka pasur dhe i cili është ndërtuar për vite të tëra. Kjo, sipas Krasniqit, po ndodh edhe për faktin e degradimit të fjalorit të deputetëve. Ai pohon se gjuha degraduese tashmë është shndërruar në gjuhë normale në Kuvend.

“Kjo tregon edhe për mungesën e vetë integritetit të këtyre deputetëve, të cilët e kanë një fjalor të tillë dhe atë e përdorin në Kuvend, madje edhe në diskutimet e tyre të përditshme kjo është gjuha, me të cilën shumë prej tyre komunikojnë dhe është vështirë tash që ata të komunikojnë me një gjuhë tjetër atëherë kur e humbin durimin. Pra, i kthehen asaj çfarë dinë ta bëjnë më së miri dhe jo që me argumente të arrijnë ta kundërshtojnë njëri – tjetrin, pikëpamjet e tyre politike”, vlerëson Krasniqi.

Krasniqi thotë se në bazë të rregullores së Kuvendit të Kosovës, kryesuesit e seancave parlamentare, për deputetët që përdorin gjuhë fyese, mund të marrin masa dhe t’i largojnë nga seanca, por kjo siç thotë ai, nuk po ndodh.

“Akoma më e keqe po është kur prej vetë kryesueseve të seancave plenare po ndodh [degradimi i fjalorit] dhe po janë nxitësit e këtyre eskalimeve siç është zoti Haliti[Xhavit Haliti] që e kemi parë shumë shpesh në këtë rol kohëve të fundit”, thotë Krasniqi.

Profesori universitar i Sociologjisë, Shemsi Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se me mënyrën se si komunikojnë deputetët, por edhe politikanët e tjerë, tregon se ata kanë një deficit të kulturës gjuhësore, të komunikimit dhe mirësjelljes.

“Këtë deficit ndoshta nuk do ta plotësojnë me ndonjë trajnim ose me ndonjë qortim, apo me ndonjë ndëshkim të eprorëve, po këta do të duhej të ndëshkoheshin nga votuesit nga qytetarët. Kjo po duket se po vjen edhe prej një vetëbesimi të tepruar të deputetëve, njëfarë autoritarizmi që kanë krijuar dhe po duken se janë si të pazëvendësueshëm. Mendoj se duhet ta marrin dënimin e merituar nga shoqëria për këtë komunikim, kësisoj edhe për këtë gjuhë kaq degraduese që janë duke e përdorur, sepse ata japin edhe shembull të keq në shoqëri”, vlerëson Krasniqi.

Drejtuesit në organizatat joqeveritare thonë se në vend të ofrimit të argumenteve dhe fakteve në debate të ndryshme, deputetët ofrojnë një fjalor, siç e quajnë ata, të pistë, i cili është i rëndë, fyes dhe ofendues për bashkëbiseduesit.

Valmir Ismaili, analist nga organizata joqeveritare “Demokracia Plus”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë ligjvënës prej të cilit do të duhej të promovohej toleranca, mirësjellja e gjuha demokratike, por në fakt aty po ndodh e kundërta.

“Nëse qytetarët e shohin një gjë të tillë duke ndodhur në Kuvendin e Kosovës, atëherë çfarë pritet që të kemi në institucionet e tjera që nuk janë aq relevante sa është Kuvendi i Kosovës?! Prandaj, do të duhej që të kishte masa ndëshkuese për ata që bëjnë një gjuhë të tillë. Përndryshe reputacioni i Kuvendit të Kosovës do të bie edhe më poshtë”, thotë Ismaili.

Edhe analistët politikë theksojnë se diskursi dhe sjelljet, me të cilat përfaqësues të caktuar të partive politike shërbehen në paraqitje publike, e edhe në Kuvend, reflekton mungesën e intelektualizmit në politikë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?