Gecaj: ‘Komuna e Gorës’ si shpëtim për Qeverinë e dështuar të Ramush Haradinajt

Gecaj: ‘Komuna e Gorës’ si shpëtim për Qeverinë e dështuar të Ramush Haradinajt

Bajram Gecaj, ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal e ish-këshilltari i ish-kryeminsitrit Isa Mustafa, ka kritikuar idenë për themelimin e Komunës së Gorës, nga ana e qeverisë Haradinaj. Ai ka thënë se kjo komunë është “krijesë për votë dhe mbijetesë të qeverisë së dështuar të Ramush Haradinajt” Në një artikull të gjatë autorial, Gecaj ka […]

Ai ka thënë se kjo komunë është “krijesë për votë dhe mbijetesë të qeverisë së dështuar të Ramush Haradinajt”

Në një artikull të gjatë autorial, Gecaj ka thënë se fatkeqësisht për Kosovën dhe për qytetarët e saj, krijimi i pasluftës i komunave të reja ka qenë kryesisht i natyrës së pragmatizmit politik dhe aspak i natyrës funksionale.

“Derisa komunat e krijuara me Pakon e Ahtisaarit ishin të imponuara nga domosdoshmëria e arritjes dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, krijimi i komunave tjera u bë për interesa meskine të liderëve tanë dhe për vota, në vend se të bëheshin pas një studimi të gjithanshëm dhe kryekëput në interes të qytetarëve dhe shtetit tonë të ri”.

Ai ka treguar se përpos Gorës e Prilluzhës, në MAPL janë të dorëzuara edhe 18 kërkesa tjera të komuniteteve të ndryshme të cilat kërkojnë themelimin e komunave të reja në vendbanimet e tyre.

“Tani, dilema, shumë lehtë e zgjidhshme, është nëse do të duhej të zgjerojmë pushtetin lokal në 58 komuna, apo të presim rezultatin e një analize profesionale dhe bashkëkohore, e cila do të na orientonte drejt shteteve të avancuara demokratike evropiane dhe standardeve të tyre për vetëqeverisjen lokale”, ka thënë Gecaj.

Gecaj ka thënë se nëse Gora do të jetë komunë ose jo duhet të vendoset nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe atë vetëm pas përfundimit të projektit profesional e gjithëpërfshirës të fizibilitetit.

duhet, nuk kemi të drejtë dhe nuk guxojmë të lejojmë krijimin e komunave të reja për teket dhe për mbijetesën e asnjërës qeveri. Nuk mund të vazhdojmë të “ushqejmë” qeverinë Haradinaj në dëm të Kosovës”, ka thënë ai.

Artikullin e plotë mund ta lexoni më poshtë:

Në Kosovë kemi 38 komuna. Në bazë të trendit dhe standardeve të vendeve të zhvilluara perëndimore, kjo shifër konsiderohet të jetë më e lartë se i nevojiten një territori prej rreth 11 mijë kilometrash katrorë dhe me popullsi me më pak se dy milion banorë. Gjatë kohës sa kam shërbyer si zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Qeveria e Zvicrës ka përkrahur një udhëtim shumë të vlefshëm studimor në Wales, një territor i cili gëzon një lloj vetëqeverisjeje rajonale në Britaninë e Madhe, me shtrirje rreth 20 mijë kilometra katrorë dhe popullsi rreth tre milion banorësh; pra, në të dy parametrat më e madhe se Kosova. Na u tha atëherë, nga zyrtarë të këtij rajoni autonom, se ata kishin 22 komuna, por se në kuadër të reformave të tyre lokale synohej që ky numër të reduktohej në 8 apo të shumtën 10 komuna.

Në vendet e zhvilluara perëndimore, pra, trendi është kah decentralizmi funksional, jo ai gjeografik. Këtë rrugë duhet ta përvetësojë edhe Republika e Kosovës, pra, një sistem të vetëqeverisjes lokale që komunave të Kosovës, në këtë periudhë, u njeh më shumë pushtet të decentralizuar, më shumë autorizime dhe më shumë kompetenca funksionale, veçanërisht duke marrë parasysh se pushteti lokal është kontakti më i afërt dhe më i drejtpërdrejt me qytetarin. Komunat e Kosovës kanë posaçërisht nevojë për më shumë autonomi buxhetore, pasi që në përgjithësi ato gjenerojnë vetëm diku rreth 18 përqind të buxhetit të tyre nga burime financiare vetanake. Kjo autonomi, në fakt, qëndron prapa reduktimit të komunave në Wales dhe gjetiu në botën perëndimore.

Wales na u tha se, në bazë të përvojës së tyre shumëvjeçare dhe analizave objektive profesionale, ata kishin arritur në përfundimin se ishte e pamundur që komunitetet e madhësisë së vogël të mund të organizoheshin në nivelin e nevojave dhe pritjeve të kënaqshme të një qeverisjeje moderne lokale, e cila do të ishte funksionale, e avancuar dhe tërësisht profesionale. Pra, komunitetet e vogla, madje edhe në Wales, nuk kishin kuadrot e nevojshme profesionale për gjithë atë gamë të aktiviteteve qeverisëse të cilat do ta bënin një komunë welsiane tërësisht profesionale dhe efektive.

Mu për këtë, dhe kryesisht me insistimin dhe angazhimin tim personal, kishim arritur të siguronim financim nga Qeveria e Zvicrës për një projekt të gjerë dhe mjaft ambicioz për të analizuar fizibilitetin e komunave kosovare. Projekti nuk do të kufizohej vetëm në çështjen e numrit dhe nevojave për themelimin e komunave të reja, por do të studionte në mënyrë analitike dhe profesionale funksionimin e gjithanshëm dhe të gjithmbarshëm të komunave kosovare, duke identifikuar kështu si arritjet ashtu edhe të metat dhe nevojat për ndryshime të mëtutjeshme drejt progresit dhe qeverisjes së mirë.

Një analizë e tillë ishte paraparë edhe me Pakon e Ahtisaarit, por asnjëherë nuk ishte ekzekutuar në mënyrën e duhur dhe profesionale. Në pako ishte paraparë që në prag të përmbylljes së “pavarësisë së mbikëqyrur” të bëhej një analize e funksionimit të komunave të reja të dala nga ai proces. Megjithatë, për arsye krejtësisht politike, të përmbylljes së fazës së “pavarësisë së mbikëqyr”, ky proces ishte përshpejtuar dhe një analizë e tillë nuk ishte bërë kurrë. Projekti i përbashkët me Qeverinë e Zvicrës ka pikërisht këtë qëllim.

Në mes shumë aspekteve tjera, në fund të procesit të kësaj analize fizibiliteti, do të mund të dilej me disa kritere të qarta dhe përmbajtësore për themelimin e komunave të reja, të cilat do të bazoheshin si në nevojën e qytetarëve ashtu edhe në arsyshmërinë funksionale dhe qëndrueshmërinë financiare të tyre. Edhe pse në këtë kohë një gjë e tillë do të ishte politikisht mjaft vështirë e realizueshme në terren, megjithatë, analiza do të parashihte edhe fuzionimin e komunave në të ardhmen, posaçërisht të atyre të cilat nuk po mund të mbijetojnë financiarisht dhe të funksionojnë profesionalisht si komuna të veçanta.

Fatkeqësisht për Kosovën dhe për qytetarët e saj, krijimi i pasluftës i komunave të reja ka qenë kryesisht i natyrës së pragmatizmit politik dhe aspak i natyrës funksionale. Derisa komunat e krijuara me Pakon e Ahtisaarit ishin të imponuara nga domosdoshmëria e arritjes dhe njohjes së pavarësisë së Kosovës, krijimi i komunave tjera u bë për interesa meskine të liderëve tanë dhe për vota, në vend se të bëheshin pas një studimi të gjithanshëm dhe kryekëput në interes të qytetarëve dhe shtetit tonë të ri.

Për arsye krejtësisht politike dhe elektorale, gjatë mandatit të fundit të tij si kryeministër, Hashim Thaçi kishte miratuar krijimin e gjashtë komunave të reja në kabinetin e tij qeverisës, edhe pse vendimet e tilla i takojnë ekskluzivisht Kuvendit të Republikës së Kosovës. Premtimet e tilla, ashtu si edhe shumë premtime tjera të Hashim Thaçit, i kishte marrë era shpejtë dhe i kishte mbuluar pluhuri në sirtarët e qeverisë.

Më 8 maj të këtij viti, Kryeparlamentari Kadri Veseli rrahu gjoks se e kishte “ngritur” për herë të parë flamurin kosovar në shënimin e përvjetorit të ditës së komunitetit goran. Të nesërmen, gjatë një vizite, po në rajonin e Gorës, Kryeministri Haradinaj kishte shprehur vullnetin e tij përkrahës për themelimin e një komune të re të Gorës, dhe këtë pa asnjë analizë paraprake profesionale. Është gjithashtu evidente se Lista Serbe kishte kërkuar në vazhdimësi themelimin e dy komunave të reja, Gorës dhe Prilluzhës. Koincidencë apo jo, më 21 mars të po këtij viti, deputeti goran Adem Hoxha kishte ndarë për herë të parë votën e tij nga ajo e Listës Serbe, duke votuar pro ligjit mbi shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, votë kjo pa të cilën nuk do të mund kalonte ky ligj. Nëse këto ngjarje vështrohen dhe analizohen me vëmendje, lidhja në mes tyre bëhet pashmangshmërisht e vetëkuptueshme. Vullneti për komunën e re rezulton, pra, të jetë kryekëput me qëllim dhe për “pazare” politike!

Përpos Gorës e Prilluzhës, në MAPL janë të dorëzuara edhe 18 kërkesa tjera të komuniteteve të ndryshme të cilat kërkojnë themelimin e komunave të reja në vendbanimet e tyre. Tani, dilema, shumë lehtë e zgjidhshme, është nëse do të duhej të zgjerojmë pushtetin lokal në 58 komuna, apo të presim rezultatin e një analize profesionale dhe bashkëkohore, e cila do të na orientonte drejt shteteve të avancuara demokratike evropiane dhe standardeve të tyre për vetëqeverisjen lokale.

Unë tani nuk do të diskutoj fare për nevojën ose jo të themelimit të komunës së re të Gorës, pasi që kjo do të duhej lënë proceseve të rregullta procedurale e legjislative, dhe tërësisht në duart e eksperteve e të një analize profesionale. Ajo çfarë dua dhe synoj tani konsiston në nënvizimin se Kosova nuk guxon të vazhdojë me themelimin e komunave as për arsyet politike e elektorale të Hashim Thaçit e as për nevojën e mbijetesës dëshpëruese të qeverisë së Ramush Haradinajt.

Gora do të jetë komunë ose jo duhet të vendoset nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhe atë vetëm pas përfundimit të projektit profesional e gjithëpërfshirës të fizibilitetit. Nuk duhet, nuk kemi të drejtë dhe nuk guxojmë të lejojmë krijimin e komunave të reja për teket dhe për mbijetesën e asnjërës qeveri. Nuk mund të vazhdojmë të “ushqejmë” qeverinë Haradinaj në dëm të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?