Gecaj: Dallimi mes Mustafës dhe Haradinajt është si nata me ditën

Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës beson se nuk ka qeveri më të korruptuar se kjo e tanishmja. “Fakti që disa kompani private iu falën 60 milion euro taksapaguesve kosovarë ngjall dyshimet për korrupsion dhe kjo gjë nuk mund të bëhet”. “Unë jam politikan i përgjegjshëm dhe kur flas dua të flas me kompetencë […]
Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës beson se nuk ka qeveri më të korruptuar se kjo e tanishmja.
“Fakti që disa kompani private iu falën 60 milion euro taksapaguesve kosovarë ngjall dyshimet për korrupsion dhe kjo gjë nuk mund të bëhet”.
“Unë jam politikan i përgjegjshëm dhe kur flas dua të flas me kompetencë dhe them se nuk ka pasur kurrë qeveri më të korruptuar në kohën e pasluftës.
“Kjo është një reflektim i asaj qeverisë së pasluftës që nuk ka lënë asgjë pa bërë”, ka thënë Gecaj në Info Magazine në Klan Kosova.
Sipas Gecajt në këtë qeveri prej ditës së parë ka vetëm afera, ndërsa sipas tij fushata e Haradinajt, Limajt dhe Veselit ka qenë që ata të kenë guximin të merren me çështje të mëdha.
“Ata janë marrë vetëm me Demarkacionin dhe ai nuk kishte kaluar po të mos ishim ne”.
Ndërsa sipas Gecajt, Isa Mustafa ka qenë ai i cili është marrë me të gjitha çështjet kryesore të vendit.
“I vetmi përkushtim i Haradinajt ka qenë duke thënë se ka punë në shtëpi dhe nuk mund të merret me dialogun”.
“Dallimi mes Mustafës dhe Haradinaj është si nata me ditën, pasi Mustafa është marrë me çështjet më të rëndësishme të vendit ndërsa Haradinaj është arsyetuar se ka punë tjera”.
“Partia e Pacollit ose e Haradinajt janë private pra që bëjnë cka të dojnë ndërsa ne si LDK i kemi ndërruar tre liderë dhe e kemi vërtetuar se jemi parti që ka traditë”.
“Nëse shkojmë në zgjedhje qendore para zgjedhjeve të brendshme ky vend i ka larë duart”.












