FSP akuza të rënda ndaj ministrit Lluka: Nëse është nevoja, edhe me jetë do ta mbrojmë Telekomin

FSP akuza të rënda ndaj ministrit Lluka: Nëse është nevoja, edhe me jetë do ta mbrojmë Telekomin

  Në media sot është raportuar se ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se pagat e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës do të ulen për 40 për qind. Por vetëm pak orë më vonë, vetë ministri ka dalë me një shkrim në Facebook, duke thënë se këto janë spekulime dhe se […]

 

Në media sot është raportuar se ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se pagat e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës do të ulen për 40 për qind. Por vetëm pak orë më vonë, vetë ministri ka dalë me një shkrim në Facebook, duke thënë se këto janë spekulime dhe se ai apo ndonjë zyrtar tjetër nuk kanë pohuar diçka të tillë.

Reagimi i menjëhershëm ka qenë edhe nga Federata Sindikale e Pavarur e PTK’së- FSP, të cilët kanë thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë ulje të tillë të pagave. Madje ata kanë akuzuar ministrin Lluka se është argat i operatorit Z-Mobile dhe se atë do që ta bëjë pronar të Telekomit të Kosovës.

‘Këtë strategji të Ministrit e cila është e dëmshme për puntoret dhe kompaninë NUK do ta lejojmë të zbatohet edhe është nevoja edhe me JETEN tonë do ta mbrojmë’, thuhet nga FSP, raporton Periskopi.

Tutje kjo sindikatë ka ftuar punëtorët, shoqërinë civile e deputetët që të mbrojnë Telekomin nga zhvatja dhe falimentimi.

Ministri Lluka sot ka thënë se gjithçka rreth kësaj uljeje prej 40 për qind është spekulim, duke numëruar edhe problemet me të cilat po përballet Posta.

“Ulja e pagave prej 40% për Telekomi i Kosovës është një spekulim dhe nuk është thënë asnjëherë nga asnjë zyrtar Qeveritar. Në asnjë moment nuk e kam përmendur idenë për ujle drastike të pagave siç po flitet në portale përmes një lajmi të shkruar nga KosovaPress”, ka shkruar ministri Lluka.

Ajo çfarë ka thënë ministri, siç ka shkruar në facebook, është se “Telekomi është në krizë serioze dhe para falimentimit, gjë që është raportuar nga vetë Bordi i Telekomit dhe si rezultat, do të merren masa për shpëtimin e këtij aseti strategjik për vendin”.

“Telekomi ka një humbje prej 15 milionë EUR në vit dhe duhen të gjenden forma se si ti mbulojmë këto humbje. Masat se pari do të fokusohen në ulje të shpenzimeve operative siç janë qiratë, kostot e mirëmbajtjes dhe marketingut. Nëse këto masa nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha humbjeve, atëherë do të prekën të fundit edhe pagat për humbjen e mbetur. Në asnjë formë zvogëlimi nuk do të jetë 40%.”, ka shkruar ministri.

Ai ka thënë se edhe një javë ministria do të pranojë planin e ristrukturimit nga Bordi i Telekomit, ku thotë se do të parashihen edhe masat emergjente që duhen të ndërmerren nga Bordi i Telekomit me aprovim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Si Ministër i Zhvillimit Ekonomik, jam i palëkundur në mbrojtjen e interesit publik dhe afarizmit të ndërmarrjeve publike. Telekomi i Kosovës është pronë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, rrjedhimisht nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj rrezikut që po i kanoset kësaj ndërmarrje e që shpejtë edhe mund të falimentojë. Bashkë me Kryeministrin, Bordin e Drejtorëve dhe Sindikatën e Punëtorëve, do t’i japim zgjidhje problemeve dhe do të ndalojmë falimentimin e ndërmarrjes, kjo përkundër presioneve e pakënaqësive”, ka shkruar ministri krejt në fund.

 

Ja reagimi i plotë i FSP-së:

REAGIM NDAJ DEKLARATËS TË MINISTRIT VALDRIN LUKA – ARGATIT TE Z-MOBILE

Të nderuar punëtor, media dhe opinon publik,
Kur të gjithë sot jemi për një Kosovë ma të mirë pa krim dhe korrupsion, Ministri pa pikë marrje del dhe kërkon që milionat e zhvatur nga krimi të paguhen me pagat e punëtorëve.
Ministri gjatë takimit që kemi pasur ka akuzuar mediat se po shpifin për 40% ulje të pagave si dhe MInistri gjatë gjithë kohës është munduar të arsyeton veten se në Z-mobile ka punuar me page dhe nuk ka asnje lidhje me ta, ndërsëa tash po na del dhe vërteton atë që Ne e kemi thëne prej fillimi që është pjesë e krimit sepse ka qenë drejtor i marketingut dhe shitjes ne Z-mobile, ku me poziten që e tash e ka dëshiron që ish-shefave (Z-mobile) t’ju pagujë milionat dhe të shkojë edhe më tej.

FSP-PTK përseritë se NUK do të lejojë uljen e pagave dhe as shkatërrimin e kompanisë, që përmes gjoja se Investimeve strategjike nga jashtë (me kompani të huja), Ministri po deshiron ta bëjë Z-mobilin pronar të Telekomit të Kosovës. Ketë strategji të Ministrit e cila është e dëmshme për puntoret dhe kompaninë NUK do ta lejojmë të zbatohet edhe është nevoja edhe me JETEN tonë do ta mbrojmë

FSP PTK fton punëtoret, shoqërin civile, deputet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, t’I bashkangjiten kauzës tonë sepse po tentohet të fillon me Telekomin dhe nesër do të zhvaten edhe ndërmarrjet tjera.

FSP PTK edhe njëhere ju bëjmë me dije Institucioneve Shtetërore, që mirëqenjen dhe djerësen e punëtorëve NUK GUXONI me prek sepse me shume sakrificë, mund, djerës e kemi ndërtu Telekomin, prandaj do ta mbrojme me të gjitha format edhe nëse është nevoja VET pa ndihmen e Shtetit do të luftojmë me krimin,

FSP PTK do të ju informojë për të gjitha veprimet!/Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?