FSK-ja që duhet ta ruaj shtetin, shpall tender milionësh për sigurimin e objekteve të veta

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), ka shpallur një tender që po të mos ishte i vërtetë do të dukej qesharak. MFSK-ja ka vendosur që ta kontraktojë një kompani private për t’u përkujdesur për sigurimin e objekteve të veta, përkundër që FSK-ja, megjithëse nuk është ushtri sipas ligjit, është forcë ushtarake që ka […]
MFSK-ja ka vendosur që ta kontraktojë një kompani private për t’u përkujdesur për sigurimin e objekteve të veta, përkundër që FSK-ja, megjithëse nuk është ushtri sipas ligjit, është forcë ushtarake që ka për detyrë të përkujdeset edhe sigurinë shtetërore, e lëre më objektet e veta.
Në tenderin e titulluar “Shërbimet e sigurimit të objekteve për nevojat e FSK-së”, theksohet se rojet private do të sigurojnë arkitekturën, pajisjet elektro-komunikuese dhe inventarin e FSK-së.
Kontrata do t’i jepet për tre vite kompanisë që do të fitoj, ndërsa, përmes një tabele, është qartësuar edhe shuma e parave që do të paguhet për ruajtjen e objektit veç-e-veç nëpër qytetet e ndryshme të Kosovës.
Ky tender do t’i kushtojë buxhetit miliona euro, ndërsa pronat do të ruhen nga forca që janë dukshëm më të paarmatosura se që është vet FSK-ja. /Periskopi/













