Florin Krasniqi: Vetëvendosje është grabitur prej një grupi të njerëzve

Florin Krasniqi: Vetëvendosje është grabitur prej një grupi të njerëzve

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka vendosur të mbështesë Partinë Social Demokrate e themeluar nga grupi i të pakënaqurve në Vetëvendosje.Krasniqi ka thënë se beson në suksesin e PSD’së dhe është kundër idesë që individi të bëhet babë, pronar e aksionar i një partie. Ka thënë se Vetëvendosje është e grabitur nga një grup i […]

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka vendosur të mbështesë Partinë Social Demokrate e themeluar nga grupi i të pakënaqurve në Vetëvendosje.Krasniqi ka thënë se beson në suksesin e PSD’së dhe është kundër idesë që individi të bëhet babë, pronar e aksionar i një partie. Ka thënë se Vetëvendosje është e grabitur nga një grup i njerëzve.

Biznesmeni shqiptar në Amerikë, Florin Krasniqi, ka vendosur të jetë në krah të Shpend Ahmetit në Partinë Social Demokrate.

Në këtë formë, ai ka thënë se do të jetë vetëm pjesë e PSD’së por pa ndonjë funksion të rëndësishëm partiak.

Krasniqi ka folur për partinë e re dhe për Vetëvendosjen. Ka thënë se Partia e Albin Kurtit është grabitur nga një grup i njerëzve.

“Jo, nuk do të kem pozitë. Do të ndihmojë në krijimin e një partie të mirëfilltë qysh kam besu se mund të ndërtohet Vetëvendosje. Nuk kam plan për karrierë politike”, ka thënë Krasniqi.

Florin Krasniqi kishte pushuar aktivitetin politik para se grupi prej 12 deputetëve të largohej nga Vetëvendosje. Ishte thënë se shqiptari që financoi dhe ishte deputet i VV’së po largohet nga pozitat partiake për shkak të angazhimeve në biznesin e tij në Amerikë.

Por, Florin Krasniqi, thotë se u largua nga VV pasi nuk beson në kultin e individit, babës e pronarit të partisë.

“Mendoj se duhet të krijohet një parti politike ku njerëzit nuk janë pronarë, aksionarë, baballarë. Duhet të krijohet një parti e mirëfillta e nivelit europian. Edhe Vetëvendosje është grabitur prej një grupi të njerëzve. Unë nuk besoj në kultin e individit. Besoj në platforma në programe dhe në sisteme. Nuk besoj se një njeri mund ta nxjerrë Kosovën prej krize. Individi duhet të jetë pjesë e platformës dhe programit”, ka thënë Krasniqi, për Express.

Ky ish-zyrtar i Vetëvendosjes ka thënë se i beson projektit të Shpend Ahmetit në PSD dhe suksesit të kësaj partie.

“Në qoftë se e kanë seriozisht dhe sinqerisht, punojnë dhe angazhohen me seriozitet. Nuk dyshoj në aftësitë dhe kapacitetet e tyre. Besoj në socialdemokraci. Besoj në të drejtën e njerëzve me u nda. Edhe besoj kane me kanë të sukseshshëm. Ka me marrë kohë”, ka parashikuar Krasniqi.

Sipas tij, edhe PSD dhe partitë tjera duhet të edukohen dhe të ikin nga klanet, regjionet dhe primitivizmat tjerë.

Florin Krasniqi, për një kohë, kishte qenë njeriu kryesor i Vetëvendosjes që ishte konfrontuar me PDK’në dhe ish-zyrtarët e SHIK’ut. Kishte lëshuar akuza se SHIK’u i Kadri Veselit ishte organizatë kriminale.

Krasniqi ka ndihmuar Vetëvendosjen edhe financiarisht derisa në zgjedhjet e fundit nacionale nuk arriti të bëhej deputet.

Ka mbajtur edhe pozitën e anëtarit të Kryesisë së Vetëvendosjes.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?