Flet drejtori i Spitalit të Pejës pas gjetjes së një mjeti të dyshimtë në oborrin e spitalit

Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës, Skender Dreshaj, tha sot se pas alarmit për një mjet të dyshimtë në oborrin e këtij spitali, me urdhër të Policisë, pacientët në objektin afër mjetit të dyshimtë janë zhvendosur në reparte tjera. Por Dreshaj tha se ata po marrin shërbimet mjekësore në mënyrë të zakonshme. “Diku rreth orës […]

Por Dreshaj tha se ata po marrin shërbimet mjekësore në mënyrë të zakonshme.

“Diku rreth orës 12, punëtorët e spitalit kanë hetuar një mjet të dyshimtë, një qese najloni me përmbajtje brenda. Sipas procedurave, ata e kanë njoftuar Policinë e cila ka ardhur menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha Dreshaj.

“Pas një ekspertize, ata kanë vlerësuar se bëhet fjalë për një objekt që megjithatë kërkon vlerësimin apo ekspertizën e deminimit dhe konform procedurave standarde, kanë kërkuar nga ne që ta bëjmë evakuimin e pacientëve në një rreze nga objekti i spitalit, procedurë të cilën ne e kemi kryer”, shtoi ai.

Sipas Dreshajt, sa u përket shërbimeve të spitalit, çdo gjë është brenda procedurave normale, “përveç asaj ngarkesës psikike e cila me siguri e ngarkon edhe stafin edhe personelin”.

“Me kërkesë të Policisë janë ndërprerë vizitat dhe jemi në pritje të njësiteve të deminimit”, tha ai.

“Të gjithë pacientët janë mirë, janë të risistemuar dhe janë nën regjimin e protokollit mjekësor të rregullt. Kjo situatë nuk e pengon personelin në ofrimin e shërbimit mjekësor i cili është ofruar deri më tani”, tha Skender Dreshaj. /Kallxo.com/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?