Flamuj shqiptarë në tubimin e Erdoganit në Sarajevë

Në kohën kur shumica e vendeve të BE’së ia kanë ndalur tubimet, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka shkuar në Bosnjë. Atje, ka mbledhur përkrahësit e tij, në prag të zgjedhjeve turke. Në këtë tubim, dikush ka bartur edhe një flamur të Shqipërisë.  Rreth 20 mijë turq nga Evropa u mblodhën para dhe në […]

Në kohën kur shumica e vendeve të BE’së ia kanë ndalur tubimet, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka shkuar në Bosnjë. Atje, ka mbledhur përkrahësit e tij, në prag të zgjedhjeve turke. Në këtë tubim, dikush ka bartur edhe një flamur të Shqipërisë.

 Rreth 20 mijë turq nga Evropa u mblodhën para dhe në sallën “Juan Antonio Samaranch – Zetra” në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, ku janë duke pritur ardhjen e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan sot mbërriti për një vizitë pune në BeH ndërsa është planifikuar edhe një adresim i tij në sallën ”Juan Antonio Samaranch-Zetra” ku do të mbahet Kongresi i gjashtë i Unionit Evropian të Demokratëve Turq (UETD).

Presidenti turk u takua me kryesuesin e presidencës së BeH-së, Bakir Izetbetgoviç dhe gjatë ditës do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës (IUS).

Së bashku me Erdoğan-in, në delegacionin e tij të numërt, ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, e cila do të hapë Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS).

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?