Fazë kritike me BE’në: Haradinaj ministrave u jep detyra, e qytetarëve afate për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist sa i përket liberalizimit të vizave. Por në anën tjetër, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ai porositi ministrat e tij që të kryejnë me seriozitet detyrat e tyre, pasi sipas tij, Kosova gjendet në periudhën më kritike të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, raporton Periskopi. Sot, Qeveria […]
Sot, Qeveria e Kosovës miratoi draft strategjinë e komunikimit dhe informimit në mbështetje të procesit të integrimit evropian për vitet 2018-2021.
Gjatë mbledhjes, kryeministri edhe njëherë kërkoj seriozitet në punë nga ministrat e tij.
Sipas tij, tani Kosova gjendet në periudhën më kritike të bashkëpunimit me BE’në.
“Jemi në periudhat më kritike të bashkëpunimit tonë me BE. Në këtë kohë detyrat që i keni mos i neglizhoni, merrni seriozisht. Interesohuni çfarë janë detyrat që japin sinjale të mira. Janë disa shtete që janë më të rezervuara, pra qoftë për zgjerim qoftë për liberalizim. Duhet me vazhdu me punën tonë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit në reforma në të gjitha temat. Është me rendësi të shkojmë me seriozitet. Kosova duhet te ketë argumente te qëndrueshme si për liberalizim si për statusin e kandidatit duhet të jeni serioz dhe të kujdesshëm ne punë. Është e dhimbshme që një punë kaq të madhe mos me e kurorëzuar me suksesin më të madh”, u shpreh ai.
Por, pas mbledhjes së Qeverisë, ai pati qëndrim krejt tjetër.
Shprehu bindjen e plotë se në në qershor Kosova pritet ta marrë rekomandimin për heqjen e vizave, pavarësisht periudhave kritike të bashkëpunimit me BE’në.
“Në fund të vitit besoj se hiqen vizat. Presim që në qershor të jepet rekomandimi”, tha kryeministri Haradinaj.
Ai foli edhe për deklaratën e zv/presidentit të Parlamentit Evropian, i cili kërkoi nga krerët e Kosovës të mos japin datë për viza.
Haradinaj tha se deklarata e Rainer Weiland ishte më shumë kërkesë që politikanët e Kosovës të fokusohen në punë.
“Shumë gjëra ende duhet të kryhen , po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vie në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, kishte thënë Wieland./Periskopi












