EULEX shënon ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë

EULEX shënon ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, transfobisë dhe bifobisë

  EULEX-i , përmes një kumtese njofton se u bashkohet kremtimeve mbarë botërore të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT). Në këtë ditë, ne e kremtojmë progresin e bërë deri më tani dhe i kujtojmë luftën e vazhdueshme të personave lesbikë, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë për të drejta të barabarta, jo vetëm […]

 

EULEX-i , përmes një kumtese njofton se u bashkohet kremtimeve mbarë botërore të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë (IDAHOT). Në këtë ditë, ne e kremtojmë progresin e bërë deri më tani dhe i kujtojmë luftën e vazhdueshme të personave lesbikë, homoseksualë, biseksualë, transgjinorë dhe interseksualë për të drejta të barabarta, jo vetëm këtu në Kosovë, por në tërë botën.

EULEX-i në kumtesë thotë se i inkurajon autoritetet që ta promovojnë barazinë dhe mos-diskriminimin në të gëzuarit e të gjitha të drejtave njerëzore nga personat LGBTI në Kosovë. Luftimi i diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor është element themelor i fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë dhe është përgjegjësi e gjithsecilit. Ashtu siç theksohet në moton e këtij viti “Aleancat për solidaritet”, aleancat e fuqishme dhe veprimi kolektiv janë të domosdoshme për t’i avancuar të drejtat e njeriut në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

“Parimi i mos-diskriminimit është themelor për Misionin tonë në Kosovë. Ne e ri-përsërisim se të drejtat e lesbikëve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve dhe interseksualëve (LGBTI) janë të drejta të njeriut. Të gjithë njerëzit, pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor të tyre janë të lirë të jetojnë pa paragjykime, frikë, dhunë apo diskriminim”, tha Shefja e Misionit, Alexandra Papadopoulou.

Ne i përshëndesim zhvillimet pozitive në Kosovë dhe angazhimet e fuqishme të organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve të drejtave të njeriut për trajtimin e kësaj çështjeje të rëndësishme. Këto angazhime vitin e kaluar kanë rezultuar me Marshin e Krenarisë të parë zyrtarë në Prishtinë ku aktivistë të drejtave të njeriut, organizata të shoqërisë civile dhe qytetarë të rëndomtë marshuan rrugëve të Prishtinës në shenjë solidariteti me komunitetin LGBTI.

Sot, duke u bërë pjesë e këtyre përpjekjeve në mbarë botën, Misioni EULEX në Kosovë do ta ngrejë dhe valojë Flamurin me ngjyrat e Ylberit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?