Erogan: OKB ka kolapsuar para masakrës palestineze të shkaktuar nga Izraeli

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha se Kombet e Bashkuara kanë kolapsuar para brutalitetit të shprehur në Rripin e Gazës nga Izraeli. “Kombet e Bashkuara kanë përfunduar, kanë kolapsuar. Në këtë moment kjo i shkon sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara pavarësisht miqësisë të mirë që kam me të”, tha Erdogan. “Asnjëherë nuk […]
“Kombet e Bashkuara kanë përfunduar, kanë kolapsuar. Në këtë moment kjo i shkon sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara pavarësisht miqësisë të mirë që kam me të”, tha Erdogan.
“Asnjëherë nuk do të pranojmë uzurpimin e Jeruzalemit nga Izraeli. Ne do të mbështesim luftën e vëllezërve tanë deri në ditën kur palestinezët do të vendosen në tokat e tyre, ku do të ketë paqe dhe siguri në shtetin e Palestinës”, shtoi ai, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.
Turqia si kryesuese e Konferencës së Organizatës Islamike për Bashkëpunim (OIC), ka bërë thirrje për një samit që do të mbahet në Stamboll, rreth një diskutimi kundrejt Izraelit.
Më 14 maj, të paktën 62 protestues palestinezë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur nga ushtarët izraelitë./Periskopi/












