Erëza Vela sulmon ashpër PSD’në e Shpend Ahmetit

Erëza Vela sulmon ashpër PSD’në e Shpend Ahmetit

Erëza Vela, gazetarja e njohur e emisioneve që trajtojnë çëshjtet ekonomike, ka hedhur kritika të ashpra ndaj PSD’së së Shpend Ahmetit. Përmes një shkrimi në Facebook, Vela shkruan se ‘ata që i janë bashkuar partisë së Kaqushës, e kanë dëshmuar se janë të mirë në artikulim dhe paraqitje publike’, por siç vlerëson ajo ‘ata nuk […]

Erëza Vela, gazetarja e njohur e emisioneve që trajtojnë çëshjtet ekonomike, ka hedhur kritika të ashpra ndaj PSD’së së Shpend Ahmetit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Vela shkruan se ‘ata që i janë bashkuar partisë së Kaqushës, e kanë dëshmuar se janë të mirë në artikulim dhe paraqitje publike’, por siç vlerëson ajo ‘ata nuk janë njerëz të punës’.

Tutje, Vela hedh kritika të ashpra, kryesisht në qeverisjen në kryeqytet.

Ky është shkrimi i plotë i saj:

Keta qe i’u bashkuan partise se Kaqushes e kane deshmu qe jane shume te mire ne teori filozofike. I kemi pa qe jane jashtezakonisht te artikulueshem ne debate. I kemi pa qe kane njohuri teorike edhe per ekonomi, ceshtje sociale, negociim. Jane kreativ. Dijetare. Kane edhe shkollime nder me te mirat. Jane te rinj. Modern. Te qytetnum. Ne fakt me shume paraqiten si te qytetnum sesa qe realisht jane. Tingellojne bindes. Si pakete per prezentim jane shume te kompletum.

Mirepo, karakteristika me e madhe e tyne eshte se keta nuk jane te punes. Pike! Keta jane dembela sa s’thuhet. Njerez te llafeve. E kane deshmu qe nuk dine dhe nuk duan zhvillim e udheheqje te mirefillte. Mirepo, jo vetem kaq. Jane zhvates. Njerez te dhunes. Individualista.

Me Prishtine e kane humb shansen me te madhe te mundshme. Esht’ turp dhe jo respekt ndaj secilit votues te tyne e secilit qytetare te Prishtines me u marre me parti te re e Prishtina plot pluhun e berllog. Ndertimet egersisht e pa kurrfar pergjegjesie tu vazhdu. S’ki as ku me ece e as ku me u parku. S’ki asnje aktivitet kulturoro artistik. Asnje trohe gjelbrimi. Asnje investim privat. Asnje investim kapital. Perfitime e favore disa bizneseve. Bllokim, sharje e shantazh ndaj bizneseve te tjera. Qe 5 vjet, vec ankesa e cjerrje patetike. Kaos i papame e degradim total i kryeqytetit.

Ne parlament kane be cdo perpjekje te mundshme me e blloku secilin zhvilim qe ka pas ndikim ne permiresim te jetes se qytetareve. Kane shfrytezu cdo moment per kalkulime politike duke prolongu projekte qe ata si individ me fitu e qytetarit me j’u veshtiresu jeta. Kane pasqyru e projektu dhune e urrejtje ne vazhdimesi. Sharje e fyrje ne parlament. Sharje e fyrje e cyber bullying ne rrjete sociale duke nencmu, ofendu e sha – jo vetem individet te cilet s’jane pajtu me ta – po edhe nanat, motrat e bashkeshortet e tyne. Premtim per me i ngreh “zhag” gazetaret. Sharje direkte ndaj gazetareve. Ngrehje “zhag” te qytetareve. Rrahje ne studio televizive. E ben’ dhunen e ofendimet norme.

Ne anen tjeter, jane njerez jo besnik. Qe te gjithe u krijun, u zhvillun e u ngriten si individ ne krah te nje individi te vetem – te cilin ne fund e tradhetun dhe e “lane vetem”. U larguan prej tij pa asnje arsyetim konkret publik. Si tinez. Si me bisht nen kembe. Nje nga nje. Tash sot po thone PSD i ka fitu dy komuna! Really!

Keta edhe munden me u be akter i rendesishsm politik mirepo, kjo eshe ajo qe keta jane dhe qe keta bejne. E kane deshmu vet. Premtimet e filozofinat e thurruna bukur jane asgje me shume se fjale ne ajr. Muhabete koti. Hipokrozi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?