Erdogan e thotë publikisht: Po e marrim kontrollin mbi Shqipërinë

Erdogan e thotë publikisht: Po e marrim kontrollin mbi Shqipërinë

Çdo ditë ne avancojmë. Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore që financohen nga FETO. Është presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili sërish ka folur për Shqipërinë duke treguar se po ndërhyn në punët e brendshme të saj, shkruan Syri. Deklarata e tij është […]

Është presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili sërish ka folur për Shqipërinë duke treguar se po ndërhyn në punët e brendshme të saj, shkruan Syri.

Deklarata e tij është bërë në një fjalim para studentëve të huaj, të cilët studiojnë në Turqi, Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan u shpreh se dita-ditës vendi po bëhej gjithnjë e më i fuqishëm.

Në fjalën e tij ai nuk kurseu kritikat as për vendet që mbështesin lëvizjen e Fetullah Gulen, përfshirë dhe vendin tonë

‘Ju pëlqen apo jo, Turqia do të vazhdojë të jetë gjithnjë e më e fuqishme’, deklaroi presidenti turk në Stamboll, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e mbylljes së takimeve ndërkombëtare të studentëve, e organizuar nga Federata e Shoqatave Ndërkombëtare Studentore.

Duke folur për studentët nga jashtë, të cilët shkollohen në universitetet në Turqi, Erdogan tha se në vend janë aktualisht 115 mijë studentë të huaj, ndërsa objektivi është që numri i tyre të arrijë në 350 mijë.

Kjo sepse, sipas Erdogan, Turqia duhet të jetë mes pesë vendeve që kanë më shumë studentë të huaj. Ai shtoi se janë marrë masat e nevojshme parandaluese që nga pranimi i studentëve, procesit të studiuarit, dhe deri në diplomimin e tyre, studentët të mos shfrytëzohen nga organizatat terroriste FETO, e cila, siç tha ai, është armik i islamit dhe Turqisë.

Duke iu referuar vendit tonë, Presidenti turk tha se Shqipëria për fat të keq është nën një lloj të pushtimit të organizatës terroriste FETO.

‘Sigurisht, ne vazhdojmë bisedimet. Herët a vonë ne do ta shkatërrojmë këtë lëvizje. Çdo ditë ne avancojmë, Fondacioni ynë Maarif në Shqipëri vazhdon procesin e marrjes së kontrollit ndaj institucioneve të atjeshme arsimore’, shtoi ai.

Duke komentuar rreth qëndrimit të Francës ndaj Turqisë, ai tha se i pëlqen apo nuk i pëlqen Francës, vendi i tij do të jetë gjithnjë e më i fuqishëm.

Erdogan gjithashtu kritikoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Duke theksuar se aktualisht nuk ka asnjë vend me popullsi myslimane në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ai theksoi se OKB është krijuar për të vendosur drejtësinë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?