Era Istrefi zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018

Era Istrefi zëri i himnit të Kampionatit Botëror 2018

Ajo është një super vajzë, e cila sapo ka dhënë një super lajm për karrierën e saj. U rrit në rrugët e Prishtinës, por talenti, zëri i saj e muzika, nuk u shijuan vetëm prej kosovarëve. Era Istrefi, është e vetmja këngëtare shqiptare, e rritur në Kosovë që pati “boom” ndërkombëtar me këngën Bon Bon […]

Ajo është një super vajzë, e cila sapo ka dhënë një super lajm për karrierën e saj.

U rrit në rrugët e Prishtinës, por talenti, zëri i saj e muzika, nuk u shijuan vetëm prej kosovarëve. Era Istrefi, është e vetmja këngëtare shqiptare, e rritur në Kosovë që pati “boom” ndërkombëtar me këngën Bon Bon të punuar nga producenti kosovar Big Bang, së shpejti ajo do të ketë edhe një tjetër hov në karrierë.

Era e cila u bë senzacion global i pop muzikës, duke marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare me projektin e saj “Bon Bon”, e më pas edhe me “Redrum” dhe “I love Yous” në bashkëpunim me reperin maroken French Montana.

Por kjo s’është as fillimi i asaj që pritet të bëjë Era në ditët në vazhdim. Prive zbulon ekskluzivisht, se këngëtarja do të jetë pjesë e këngës që do dëgjohet ngado në botë përgjatë një muaji të tërë.

“Era Istrefi do ta bëjë këngën e Kampionatit Botëror te futbollit. Aktori e këngëtari i famshëm Will Smith do të këndojë me Erën në këtë projekt në të cilin producent është i famshmi DJ Deeplo, e xhirimet e spotit fillojnë nesër”, kanë thënë burime të afërta të këngëtares për Prive.

Era Istrefi, definitivisht po shkruan histori në botë.

Kampionati Botëror i Futbollit, që mbahet çdo katër vjet këtë vit do zhvillohet nga datat 14 qershor deri me 15-të korrik në Rusi, ndërsa kjo është njëra ndër ngjarjet më të ndjekura në botë, që mbledh me miliarda shikues, qofshin ose jo adhurues të futbollit.

Kosovarja Era Istrefi, vetëm 23 vjeçare, do të jetë zëri i këtij kampionati botëror, duke bashkëpunuar me një artist ndërkombëtarisht të njohur si Will Smith, e duke u renditur në mesin e artistëve si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo.

Përderisa bota do jetë duke parë futboll e duke bërë tifo për shtetet e tyre, Kosova edhe pse jo në garë, do jetë prezente me zërin e Era Istrefit në HIMNIN E KAMPIONATIT BOTËROR 2018-të. /Prive.al

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya