Ekuadori harxhoi miliona dollarë për të mbrojtur heroin modern Assange

Dokumentet kanë treguar se të paktën 5 milionë dollarë janë harxhuar në aktivitete që kishin të bënin me spiunimin e të ftuarve në ambasadën e Ekuadorit në Londër. Ekuadori thuhet se ka shpenzuar miliona dollarë në operacione spiunazhi për të mbrojtur dhe mbështetur Julian Assange-in në ambasadën e saj në Londër, duke punësuar kompani ndërkombëtare […]
Ekuadori thuhet se ka shpenzuar miliona dollarë në operacione spiunazhi për të mbrojtur dhe mbështetur Julian Assange-in në ambasadën e saj në Londër, duke punësuar kompani ndërkombëtare sigurimi dhe agjentë të fshehtë për të monitoruar vizitorët e tij, duke spiunuar pastaj stafin e ambasadës dhe policët birtanikë – zbulojnë dokumentet e siguruara nga Guardian, përcjell Periskopi.
Pas më shumë se pesë viteve, Ekuadori i ka shpenzuar të paktën 5 milionë dollarë për inteligjencën e saj për të mbrojtur themeluesin e WikiLeaks-it pas vizitave që iu bënë këtij të fundit nga Nigel Farage, anëtarë të ndryshëm të grupeve nacionaliste evropiane dhe individë të lidhur me Kremlinin. Kësisoj, ky shtet i ka bërë një shërbim të madh botës – komenton Periskopi.
Investigimi i bërë nga Guardian tregon se operacioni i kushtueshëm kishte marrë aprovimin e presidentit ekuadorian Rafael Correa, dhe të ministrit të tij të jashtëm, Ricardo Patinos.
Correa e ka mbrojtur vendimin për t’i dhënë azil politik Assange-it dhe e ka përshkruar sjelljen e MB-së si ‘e patolerueshme’. /Periskopi












