Ekstremistët sulmojnë kryebashkiakun e Selanikut

Ekstremistët grekë kanë sulmuar kryebashkiakun e Selanikut, Janis Butaris, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shpinë dhe këmbë. Kryebashkiaku Butaris u sulmua pasi mori pjesë në ceremoninë e marrjes së flamurit në përkujtimin e grekëve të vrarë nga turqit në Luftën e Dytë Botërore dhe luftën pasuese greko-turke, ku grekët pësuan. Butaris ishte përballur […]
Ekstremistët grekë kanë sulmuar kryebashkiakun e Selanikut, Janis Butaris, duke i shkaktuar lëndime në kokë, shpinë dhe këmbë.
Kryebashkiaku Butaris u sulmua pasi mori pjesë në ceremoninë e marrjes së flamurit në përkujtimin e grekëve të vrarë nga turqit në Luftën e Dytë Botërore dhe luftën pasuese greko-turke, ku grekët pësuan.
Butaris ishte përballur me kritika të ashpra për propozimin se Selaniku do të duhet që të mendojë rreth riemërtimit të aeroportit “Maqedonia” sipas emrit të basketbollistit të njohur grek Nikos Galis, të dhënë në kontekst të negociatave midis Greqisë dhe Shkupit për zgjidhjen e kontestit me emrin.












