Edtstadler ia thotë hapur ministres Hoxha: Harroni vizat nëse nuk e luftoni krimin dhe korrupsionin

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë takimit ministror në Vjenë, ka takuar sekretaren e shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, Karoline Edtstadler, me të cilën diskutoi për sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, çështjen e sigurisë dhe bashkëpunimin fqinjësor në kuadër të procesit integrues. Hoxha ka siguruar sekretaren e shtetit se reformat […]

Hoxha ka siguruar sekretaren e shtetit se reformat që po ndërmerren janë në funksion të Agjendës së Reformave Evropiane, ku në fokus janë fuqizimi i sundimit të ligjit dhe reformat ekonomike.

“Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, është prioritet i aktiviteteve tona shtetërore, kemi suksese dhe presim vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave. Luftimi i korrupsionit nuk përfundon me kaq, sepse një vend nuk mund të ecë përpara pa luftuar me vendosmëri këtë dukuri të shëmtuar”, tha Hoxha.

Përveç përkrahjes për procesin e liberalizimit të vizave, ministrja Hoxha kërkoi mbështetjen e Austrisë edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Edstadler ka theksuar se po i përcjellin me vëmendje veprimet e Republikës së Kosovës në këtë fushë, dhe është me rëndësi që kjo çështje të luftohet në vazhdimësi në të gjitha nivelet e institucioneve, me theks të veçantë kur rrezikohet siguria dhe paqja.

Ajo ka diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë, duke theksuar se Kosova është duke ecur rrugës së duhur në këto procese dhe ofroi mbështetje për këtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?