Edhe NISMA e gatshme për organizimin e tryezës me partitë politike

Nisma Social Demokrate do t’i ftojë partitë në një tryezë kur subjektet e mëdha politike nuk mund të arrijnë konsensus të përbashkët. Ata po e presin AAK’në e Ramush Haradiajt që t’i bëjë ftesat për takimin e radhës me rotacion, pas asaj të LDK’së dhe PDK’së. Kundër tryezës është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje. Bilall Sherfi, shef […]
Bilall Sherfi, shef i Grupit Parlamentar të Nismës Social Demokrate ka thënë së edhe subjekti i tyre është pro tryezës me qëllimin që të arrihen marrëveshje. Por siç sqaron ai, ata do ta bëjnë këtë, kur partitë e mëdha gjatë tryezave të tyre nuk do të dalin me një zgjidhje apo marrëveshje.
“Principi i thirrjes se takimeve është me rotacion nga me e madhja tek me te voglat. Nëse deri sa të na vijë radha nuk do te arrihet konsensusi për të cilën edhe kanë filluar këto takime atëherë”, ka thënë Sherifi.
Sidoqoftë, ai ka theksuar se Nisma gjithsesi që do thërras një takim të tillë. Ndërkaq, pas tryezës së parë të cilën e mbajti LDK’ja e cila edhe ishte nismë e tyre, njësoj veproi edhe PDK’ja.
Megjithatë, ngjashëm nuk do të veprojë partia e Albin Kurtit e cila këto tryeza po i sheh si të kota dhe të panevojshme.












