Edhe ministër, edhe këshilltar në kompaninë e gruas së tij

Edhe ministër, edhe këshilltar në kompaninë e gruas së tij

Përveç ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka dhënë këshilla në kompaninë private MCD, ku pronare është gruaja e tij, Yllka Beqaj. Ligji për Konfiktin e Interesit, pozitën e këshilltarit në kompani private e kualifikon si konflikt interesi. Emri i ministrit Beqaj ka figuruar si konsulent në uebsajtin e kësaj kompanie deri me 7 […]

Besim Beqaj ka këshilluar bizneset nga dy pozicione njëherazi. Në njërën anë si ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, që është pozicion publik, kurse në tjetrën nga pozita e konsulentit për kompaninë private MCD, në të cilën pronare është gruaja e tij, Yllka Beqaj.

Ligji për konfiktin e Interesit, pozitën e këshilltarit në kompani private e kualifikon si konflikt interesi, në rastet kur i njejti person ushtron edhe post publik.

Emri i ministrit Beqaj ka figuruar si konsulent në uebsajtin e kësaj kompanie deri javën e kaluar, por është fshir një ditë pasi ORAinfo ka dërguar pyetje në ministri.

Mirëpo, ORAinfo ka siguruar të gjitha dëshmitë për lidhjet e Beqajt me këtë kompani, si dhe postin që ai ka ushtruar aty përgjatë viteve.

“Këshilltar për hulumtime dhe trajnime”, është përshkrimi i pozitës së Beqajt, në uebsajtin zyrtar të kompanisë, i cili është fshir pas interesimit të portalit për rastin. Saktësisht ky veprim nga ana e kompanisë ka ndodhur me datën 8 maj 2018, një ditë pasi gazeta i është drejtuar me pyetje.
Por ORAinfo i posedon dokumentet, së bashku me datën dhe vitin, deri kur ministri Beqaj ka ushtruar funksion në MCD.

Saktësisht, emri i Beqajt ka figuruar si konsulent në këtë kompani deri në muajin maj të këtij viti. Ndërkohë pozitën e ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Beqaj e ka marrë në tetor të vitit të kaluar.

Sipas dëshmive, së bashku me Beqajn për këtë kompani punë kanë kryer edhe disa nga bashkëpunëtorët e hershëm të ministrit Beqaj.

Aty figuron emri i Berat Rukiqit, pastaj ai i këshilltarit të dikurshëm të Beqajt, Gëzim Baxhakut dhe kolegut në universitet Skënder Ahmetit.

Në uebfaqen e kompanisë thuhet se “MCD (Management, Consulting and Development) është ndërmarrje konsulente e themeluar nga njerëz profesionistë me përvojë në fushën e akademisë, përfaqësimit të komunitetit të biznesit dhe atë të politikë-bërjes, me qëllim të përkrahjes së ndërmarrjeve në zhvillimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të tyre biznesore”.

Pronare në MCD, gruaja e Beqajt

Një lidhje tjetër e ministrit Beqaj me këtë kompani është bashkëshortja, Yllka Beqaj. Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, Yllka Beqaj figuron si pronare e vetme në këtë kompani. ORAinfo ka dërguar pyetje në kompani por nuk ka marrë përgjigje as pas dy javë pritjeje.

Sa i përket partnerëve, për të cilët MCD ka kryer punë janë afërsisht 20 sosh, dhe pothuajse të gjithë vijnë nga sektori privat. Kompania thuhet se ndihmon bizneset në korporatizimin e tyre.
Ndërkaq, sipas Ajencisë për Regjistrimin e Bizneseve, MCD, ka të punësuar dy persona, kurse për aktivitet primar ka “aktivitetet e këshillimit për biznes dhe këshillat”.

“Rrethanat e reja” dhe dyshimet për konflikt interesi

Nga ana tjetër, vetë ministri Besim Beqaj ka qenë i shkurtër në sqarimet e tij për mundësinë e konfliktit të interesit.

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju lutem referojuni Vendimit te Agjencise Kunder Korrupsionit numer 01-1811/15, te dates 06.07.2015”, ka thënë ai.

Por vendimi i Agjencisë Anti-Korrupsion i vitit 2015, të cilit i referohet Beqaj, sipas të cilit ai nuk është në konflikt interesi pasi aty pronare është gruaja e tij, nuk e sqaron përfshirjen e tij si konsulent në kompani, por merret vetëm me çështjen e pronësisë së kompanisë.

Për me tepër, Agjencia në vendimin e saj nuk e përjashton mundësinë që ky rast të rihapet nëse paraqiten, sic thuhet në vendim, “rrethana të reja”.

ORAinfo i është drejtuar kësaj agjencie, me pretendimin për paraqitjen e kësaj rrethane të re, që në këtë rast është puna e Beqajt si konsulent në MCD. Nga Agjencia nuk i kanë komentuar këto gjetje.

Ndërkaq, Ligji për Konfliktin e Interesit, përkatësisht neni 12, i kualifikon si konflikt interesi të gjitha shërbimet e këshillimit për ndonjë kompani private nga zyrtarit publik.

“Zyrtari i lartë nuk mund të ushtrojë veprimtari të avokatisë, noterisë, përmbaruesit privat, administratorit të falimentimit, ekspertit të licencuar, konsulentit ose agjentit të personave juridikë si dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër”.

Zyrat e MCD-së në Odën Ekonomike të Kosovës

Kompania MCD, aktivitetin e saj gjithë këto vite e ka kryer në zyrat e Odës Ekonomike të Kosovës, në krye të së cilës Besim Beqaj ka qenë për një mandat.

ORAinfo merr vesh së MCD ka lidhje kontraktuale më Odën Ekonomike, për shfrytëzim të zyrave të saj, mirëpo nga ky institucion nuk kanë qenë në gjendje të japin sqarime.

Beqaj para se t’i hynte politikës e ka udhëhequr Odën Ekonomike të Kosovës për pesë vite, përkatësisht nga viti 2005 deri në vitin 2010.

Gazeta po ashtu e ka pyetur këtë institucion se a ka qenë praktikë e Odës që t’i lëshojë me qira zyrat e saj për biznese private, por nuk ka marrë përgjigje as në këtë rast.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?